Radamel Falkao i jep trofeun e Super Kupës së Europës Atletikos së Madridit duke mposhtuar Çelsin me një ndeshje spektakolare në stadiumin Luigji i II në Monako me rezultatin 1 - 4. Spanjollët kanë realizuar një poker golash në portën e londinezëve duke mos e diskutuar aspak trofeun. Kolumdiani Falkao ka qënë i pa përmbajtshëm duke realizuar plot tre gola dhe dy shtylla në harkun e 90 minutave. Blutë e Londrës nuk kanë arritur që të neutralizojnë armën më të fortë të madrilenëve, pavarësisht reshtimit në mbrojtje, në të njëjtën mënyrë sin ë finale e Champions League. Spanjollët vendosin diktatin në Europë, ndërsa Falkao pa frikë mund të radhitet përkrah Ronaldos dhe Mesit si një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Ndeshja ka nisur e vrullshme për Atletikon që kërkon golin nga minuta e parë me sulme të shpejta nga krahët, teksa Çelsi tenton të zërë në befasi me kundërsulme, por skema Champions nuk funksionon këtë herë duke lënë në baltë trajnerin Di Mateo. Londinezët shfaqen të lodhur dhe pa shumë grindë në fushë duke qënë shumë larg ndeshjeve të Premier Ligës. Falkao në pjesën tjetër të fushës çorienton mbrojtjen duke shënuar në minutën e 7’ me një aksion të shpejtë me një parabël mjaft të bukur. Goli ngre në peshë stadiumin dhe stolin e iberikëve. Çelsi i përgjumur mundohet të reagojë pas këshillave të teknikut Italian nga stoli, por blutë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, kjo për meritë edhe të spanjollëve të cilët të etur për sukses, pa kaluar as 12 minuta godasin sërish me kolumbianin, portieri Çeh nuk ka çtë bëj tjetër, vecse të nxjerrë topin nga rrjeta.
Lampard dhe Torres të rrënuar psikologjikisht provojnë të lënë gjurmë, por e kanë shumë të vështirë të dalin përpara, pasi trajneri Simeone e ka reshtuar prapavijën mënyrë të tillë, që Torres dhe Mata nuk arrijnë që të vihen as në votërim të topit. Në përfundim të pjesës së parë kur ekipet po drejtoheshin në dhomat e zhveshjes, është përsëri ai, Flakao, i cili plotëson tripletën duke vulosur fitoren. Di Mateo tenton të motivojë të tijët në pushim, por më kot, mbrëmja ishte e madrilenëve që dhe praktikisht gjtihcka kishte përfunduar, vetëm një mrekulli mund të shpëtonte Çelsin. Në fraksionin e dytë, kampionët në fuqi të Champions League me blerjen e bujshme të brazilianit Oscar ndryshojnë disi ritmin e lojës, por gabimet në mbrojtje i ndëshkojnë sërish, tashmë me Mirandën që bëhet protagonist duke shënuar golin e nokaut-it.
Të shokuar nga rezultati duke mos u besuar syve, anglezët numërojnë minutat për t’i dhënë fund ankthit. Ndeshja mbyllet me golin e nderit për Çelsin, të cilin e shënon Cahill në minutën e 75’, ndërsa trajneri Simeone dhe tifozët në stadium kishin filluar festën. Atletiko e Madridit tregojë edhe njeherë që edhe në mungesë të Realit dhe Barcelonës, futbolli është në superioritet përballë ligave të tjera në Europë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com