Atletiko Mineiro fitoi për herë të parë në histori Kupën e Libertatores, pasi mposhti në finale pas 11-metërshave Olimpian.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan me rezultatin 2-0 për ekipin e Atletikos duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë në Paraguai.

Golat për ekipin brazilian u shënuan nga Di Xho në fillim të pjesës së dytë dhe të Leondardo Silvës 3 minuta para fundit duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Në përfundim të kohës shtesë nuk pati ndryhsim rezultati duke i vendosur ekipet përpara 11-metërshave ku brazilianët u treguan më të saktë, pasi realizuan katër here, ndërsa futbollistët e Olimpias gabuan dy penallti.

Pas ndeshjes, Ronaldinjo deklaroi se” Ky ishte trofeu i vetëm që më mungonte. U ktheva në Brazil për ta fituar dhe ia dola. Të gjithë thoshin se kisha mbaruar si lojtar, nuk e di cfarë do të thonë tani. Është një gëzim shumë i madh, Zoti më ka dhuruar gjithcka” përfundoi ylli brazilian.