Atmosfera në Dusseldorf, tifozët special të kombëtares: Nga Zvicra, Kosova dhe Australia nuk mungojnë në mbështetje të Shqipërisë

Tifozët e kombëtares kuqezi janë duke u grumbulluar në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje ora 21:00. Gazetari i Report Tv Ernest Koçi  solli në ‘Përballje’ atmosferën me shqiptarët që për pak do nisen drejt Arena Dusseldorf ku do të luhet takimi. Njëri prej tyre vjen nga Shqipëria dhe shpreh optizmin për fitore.

'Jam nga Librazhdi. Kemi ardhur për të mbështetur kombëtaren kuqezi. Enkas kemi ardhur nga Shqipëria. Ishim dhe me Italinë. Pak të zhgënjyer. Sot ne do fitojmë do e djegim Dyseldorfin me festë dhe valle. Shpenzime të larta, jemi familjarë. Gjithçka ia bëjmë hallall kombëtares sonë. Edhe formacioni i dytë do tregojë më të mirën. Çunat do ia dalin. Për 80 mijë shqiptarët që janë këtu. Urim gjithë shqiptarëve sepse kemi fituar gjithë Europën me sjelljen tonë.'

Ndërkohë ka dhe tifozë që vijnë nga Zvicra apo dhe brenda Gjermanisë në mbështetje të kombëtares.

'Shumë mirë, po gëzohem me kqyr lojën. Kam ardhur prej Zvicre. Për me fitu. E treta e vërteta.'

'Fitore. Manaj nëse luan maksimumin edhe Broja pa dyshim. Gjitha i kam ndjek. Shumë shpenzime për kombëtaren.'  

'Pres fitore, urim ishalla fitojmë, kam ardhur prej Regensburgut. Kjo është ndeshja e parë nga afër. Atmosferë e bukur.'

'Presim të fitojmë. Këna ardhur prej Zvicre. Është shumë e vështirë, shpresoj t’ia dalim.'

'Për këtë flamur kena vdek. Nga Prishtina kam ardhur. Fitore dojna. Do të thotë që Dusseldorfi është i parafundit që pushtohet, i fundit është tjetri. Kena mujt me marrë edhe 6 pikë.'

Një tifoz special vjen në Dusseldorf nga Australia, Melburni për të ndjekur performancën e Shqipërisë.

'Nga Melburn kam ardhur këtu. Është shumë e vështirë. Duhet me shty një gol prej fillimit. Pastaj me taktikë 1-0 edhe ndoshta në fund një gol nga Broja. Në zemër kam 2-0. Ka shumë shqiptarë këtu, këna festu. Jena mbledhur kështu, është super. Sukses sot për Shqipërinë.'


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Rraklli dhe Baku parashikojnë në 'Përballje', fitore 2-1 ndaj Spanjës: Kombëtarja të jetë më agresive, të mos kenë respekt për kundërshtarin


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami