Eduard Ndocaj denoncon në ‘Përballje’: Mjeku operoi kushërirën time me tumor për t'i marrë lekët! I riu nga Rubiku u trajtua vetëm me Takipirin

Të shumta janë rastet e qytetarëve të cilët janë përballur me zhvatjen nga mjekët e Onkologjikut.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Për këtë skandal u fol edhe në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku ish-deputeti Eduard Ndocaj, në një lidhje Skype për emisionin ka denoncuar rastin e një vajze të re, kushërira e tij, e cila ishte operuar nga mjeku Petrela vetëm për ti marrë lekët, pasi sipas tij pacientja nuk ishte për operim dhë këtë fakt ai e kishte mësuar pasi e kishin transferuar vajzën në Milano.

“Unë kam 50 rast që i kam kaluar vet në duar në këto 10 vitet e fundit në Milano, kanë ardhur nga Shqipëria dhe një pjesë e mirë e tyre kanë gjetur vdekjen. Njëra ka qenë ish nusja e djalit të dajës që u operua pasi vuante nga një sëmundje tumorale dhe e operoi doktor Petrela dhe unë e kam gjetur në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kemi nxjerr nga spitali pa kurë pa asgjë vetëm i kishte marr ato 3- 4 milionë lekët. E morëm dhe e çuam në Itali, sepse ajo ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në një moshë të re. Ajo nuk ishte për operim sepse e kishte kaluar fazën, pra duhet që të kurohej dhe ajo ishte operuar kotë. E telefonojë doktorin dhe e kritikojë ashpër, e kishin operuar vetëm për ti marr ato lekët, sepse ajo nuk rikuperohej”, tha ai.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm, që denoncoi ish-deputeti Eduard Ndocaj, në emisionin 'Përballje'.

Ndocaj denoncoi edhe rastin e një të riu nga Rubiku, i cili sipas tij humbi jetën në Milano pasi ishte mashtruar nga të njëjtët mjekë që janë në hetim te Onkologjiku. 

Sipas Ndocajt, i riu u trajtua vetëm me Takipirin dhe nuk kishte marr mjekim për tumor. 

"I ndieri nga Rubiku kishte mbi 20 ditë në spital dhe gjoja bënte kimioterapi, ai doli nga spitali atje dhe erdhi në Milano dhe në aeroport e prita unë dhe e shtruan në spital direkt. Pasi u bënë të gjitha analizat mjekët konstatuan që ai ishte trajtuar vetëm me takipirin dhe me serume. Pra për sëmundjen që kishte ai nuk kishte marr fare mjekim në spital. Janë të njëjtët mjekët të pavionit të onkologjikut që e kishin trajtuar. Atij i kishin bërë vetëm qetësues dhe nuk i kishin bërë mjekim fare nga analizat që nxorrën mjekët italianë. Ai kishte bërë 10 ditë kimioterapi sipas dokumenteve të mjekëve në Shqipëri dhe në të vërtetë nuk ishte bërë asgjë ditë, sepse doli që ai nuk kishte asnjë produkt nga kimioterpia. Ai u fut në terapi, sepse ishte në gjendje të rëndë, por nuk ja doli. Kjo është vrasje haptasi, nga këta mjek kriminel", tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
'Mbyll gojën dhe nënshtrohu', mjeku Besnik Jakaj për ‘Përballje’: Po reagove për skandale të heqin nga puna

Mjeku Besnik Jakaj, në emisionin Përballje, përmendi edhe raste të largimit nga puna të mjekëve pasi kanë denoncuar skandale gjatë punës së tyre.

Ai tha, se mjekët në shumë raste nënshtrohen për të mos u larguar nga puna.   

“Ilir Allkja ka reaguar në kohën e pandemisë dhe u largua nga puna. U largua Petrit Vargu  dhe kemi shumë raste të kësaj natyre. Është krijuar historia  mbyll gojën dhe nënshtrohu, sepse nëse nuk nënshtrohesh të largojnë nga puna”, tha mjeku.

Mjeku foli për skandalin tek Onkologjiku, ku tha se duhet që të ketë një monitorim që të shmangen skandale të tilla.

“Cilido profesion mund ti lejohen cedime në punën e tyre dhe në sjellje, mjekut nuk i lejohet cedimi në sjellje dhe në punë. Mjeku nuk siguron dot barna për spitalin nuk flas për rastin konkret për individët. Individët kanë bërë një skemë me në krye koordinatorin. Këta njerëz duhet që të monitorohen, barnat dalin nga depoja e qëndrore e spitalit dhe dalin për spitalin onkologjik në bazë të numrit të pacientëve të diagnozës së protokollit të përcaktuar paraprakisht”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 28/06/2024 19:35

    Ne kete vend kane mbetur rilindasit, te pamundurit dhe injorantat keshtu qe te tre pas qafe e kemi. Une jam tek te pamundurit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI