Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se, në zbatim të ligjit nr.133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, publikoi kështu regjistrin e parë të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës të subjekteve të shpronësuar, si dhe vlerësimet e vendimeve për vitet 1993 dhe 1994, sipas formatit në aneksin bashkëlidhur këtij njoftimi.
Vendimet
Regjistri i vlerësimeve të vitit 1993-1994 mund të gjendet në faqen në internet të Agjencisë duke klikuar në adresën http://www.akkp.gov.al/images/Regjistri%20i%20vler%C3%ABsimeve%20te%20vitit%201993-1994.pdf. Pwr të bërë "Search" duhet të përdoret komanda CTRL+F në browser, pasi tabelat janë voluminoze.