Aty ku ka errësirë, është plot me hileqarë. Edhe në Tiranë

Aty ku ka errësirë, është plot me hileqarë. Edhe në Tiranë

Nje nga epidemite me te medha qe preken boten ne vitin 1918-1920

Në ditët e fundit të vitit 2019 një baba i ardhur nga një qytet i largët në Tiranë, me djalin adoleshent përkrah, kërkonte studion e një "mjeku popullor" të cilin e kishte parë në një emision televiziv. "Kam djalin me 400 diabet. Merr insulinë, por nuk i bën asgjë".

Babai mbante shpresa të takonte "mjekun" çudibërës që hiqte diabetin si me dorë. Nëpër studio televizive dhe internet gëlojnë intervista të "mjekut" e dëshmi se si ka shëruar me qindra shqiptarë me sëmundjen e shekullit: diabetin.

Jemi në epokën e çudirave, ku të vërteta përzihen fare kollaj me sajime, ku përfitues reklamohen si shkencëtarë e shkencëtarët heshtin e flasin gjithnjë e më pak. Në Shqipëri, sepse në botë ka një luftë të ashpër ndaj sharlatanëve që dalin si kërpudhat kudo. Edhe këto rreshta nuk do t'u pëlqejnë disave që nuk do të lexojnë këtu atë që dëshirojnë.  "National Geographic", revista që prej dekadash i përkushtohet shkencës dhe natyrës, vëmendjen për 2020 e fokuson pikërisht në këto dy aspekte jetësore: ushqimi dhe shëndeti. Gazetarë ndër më të specializuarit nga vendet më të zhvilluara kanë sjellë një bateri artikujsh ku kujtojnë progresin e shkencës dhe të mjekësisë në gjithë këto vite. "Vetëm 100 vite më parë, - shkruan Marco Cattaneo, drejtori i edicionit italian të National Geographic, - epidemia më e madhe e kohërave, sapo kishte përfunduar. "Spanjollja" kishte prekur 500 milionë njerëz në glob duke u marrë jetën 50-100 milionëve, 3-5 përqind të popullsisë botërore". Në atë kohë, 1918-1920, nuk ekzistonin ilace, antibiotikë dhe jeta mesatare e një vendi si Italia, Shqipëria akoma më pak, nuk i kalonte 50 vjetët. Sot në Shqipëri mosha mesatare është 77 vjec për burrat e 80 për gratë, në Itali, 83 vite.

Diabeti, hipertensioni janë sëmundje të të ushqyerit keq që nis që nga pridërit deri te fëmijët. Një kulturë dhe edukatë diete korrekte që të vegjël, mund të ndihmojë për të shmangur sëmundjet që sot shqetësojnë përherë e më shumë. Por kur sëmuremi, nuk ka si mjeku, nuk ka si shkenca. Çdo gjë konstruktive dhe e padëmshme mundet vetëm të ndihmojë, por jo të shërojë. Veç diabetit e hipertensionit, të tjerë bëjnë propagandë e sulmojnë me lloj lloj teorish vaksinat dhe vaksinimin, një tjetër kapitull që ka kontribuuar në jetëgjatësinë e popullsisë së vendeve më të zhvilluara.

Aty ku mungon drita, aty ku errësira sundon, mendjet e njerëzve të pushtuara nga padituria janë lënda e parë për mashtruesit e të gjithë kohërave dhe të gjithë fushave.

Vetëm drita, dituria, besimi dhe ndjekja e profesionistëve dhe njerëzve seriozë, është rruga që na ndihmon dhe shpeshherë, në probleme serioze shëndeti, edhe na shpëton.

Nëse do të kërkojmë përherë e më shumë dritën në këtë vit që sapo hyri me vecantinë e shifrave të tij, do të mbajmë larg prej vetes njerëz të paskrupujt e hileqarë. Janë të shumtë edhe në Tiranë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja