Derbi i Londrës në “Premier League” mes Tottenham dhe Arsenal është mbyllur me shifrat 1-1.
Një ndeshje ku “topçinjtë” e Emery kërkonin me patjetër fitoren dhe për një moment u krijua edhe përshtypja e një rezultati të tillë pasi që në minutën e 16 Aron Ramsey kaloi skuadrën mike në avantazh.
Gjithsesi në pjesën e dytë Harry Kane ekzekutoi saktësisht një penallti duke barazuar rezultatin në 1-1. Arsenal pati mundësinë e shkëlqyer në fundin e takimit për tre pikët, por Aubameyang fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas gjatë vijimit të aksionit bëri më të vështirën për të dërguar topin në rrjetë.
Në fund skuadrat ndajnë pikët me Arsenal që mbeti e zhgënjyer duke patur parasysh faktin që kjo ishte një ndeshje delikate për luftën e zonës “Champions”.