Pierre Emerick-Aubameyang është futbollisti më i ri i Chelsea-s. Sulmuesi nga Gaboni ka mbyllur aventurën disa mujore me Barcelonën në orët e fundit të merkatos, pasi është përfshirë në marreveshje së bashku me Marcos Alonso.
Chelsea i ka dhënë mbrojtësin anësor Barcelonës plus 14 milionë euro për të marrë sulmuesin, i cili do ketë si partner Armando Brojën në Londër. Ndërkohë e kënaqur ka mbetur edhe Barcelona pasi prej kohësh kërkonte spanjollin, i cili më herët ka qenë pjesë e Fiorentinës dhe Real Madrid.
Sakaq Barcelona ka mbyllur edhe transferimin e Hector Bellerin. Ky i fundit do zëvendësojë të larguarin Sergio Dest drejt Milanit. Katalanasit kanë bindur Arsenalin për ta huazuar për 1 sezon, ndërsa në marrëveshje nuk ka asnjë klauzolë për blerjen përfundimtare.