Aubameyang përfundon në listën e Barcelonës, arsyet përse gabonezi mund të përfundojë në Camp Nou

Aubameyang përfundon në listën e Barcelonës, arsyet përse gabonezi mund të përfundojë në Camp Nou

Merkato e janarit ka hyrë në 10 ditët e fundit dhe klubet më të mëdha Europiane po synojnë të bëjnë përforcimet e fundit në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë për të arritur objektivat e vendosura në fillim të sezonit. Një nga këto klube është Barcelona që sipas “mundo Deportivo” ka vendosur në shënjestër sulmuesin e Arsenal Pierre Emerick-Aubameyang.

Klubi katalanas do të jetë të paktën 1 muaj e gjys pa shërbimet e Suarez dhe gabonezi shihet si ideali për tu përshtatur sa më shpejt me skemat e teknikut të ri Quique Setien. Për momentin mes klubeve nuk ka kontakte, por vetë futbollisti e ka shprehur dëshirën për të provuar një eskperincë larg Londrës.

Një arsye tjetër që mund të bindë Aubameyang të transferohet në Camp Nou është miqësia me Umititi-n dhe Dembele-n. Ndërkohë përveç gabonezit Barcelona po studion edhe mundësitë e Oliver Giroud dhe Fernando Llorente.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale