Hajdutët po i arratiseshin policisë! 26 vjeçari humb jetën nga aksidenti në Fushë-Krujë/ 'Audi' ishte e vjedhur në Milot, brenda gjenden maska e doreza (VIDEO)

FUSHË KRUJË- Një i ri humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur rëndë në Fushe-Krujë. Fillimisht ngjarja u raportua nga policia si aksident rrugor, por më pas provat e gjetura në vendngjarje, ngrenë dyshimet se dy të rinjtë nga Fushë-Krujë janë të implikuar në ngjarje kriminale.

Viktima është Gen Deva, 26 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tij Audi A3, ndërsa drejtuesi i mjetit Flogert Vogli është dërguar në spital spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Dyshohet se dy personat janë grabitës dhe në orët e para të mëngjesit policia ka tentuar ti ndalojë në afërsi të fshatit Luz. Ata nuk i janë bindur urdhrit, ndaj policia është vënë në ndjekje të tyre. Në tentativë për tu larguar me shpejtësi, janë aksidentuar rreth orës 06:30, në aksin e vjetër Fushë Krujë-Milot në afërsi të vendin të quajtur Micjanë.

Burime bëjnë me dije se makina tip 'Audi A3' me të cilën udhëtonin Vogli dhe Deva ka qenë e vjedhur në Milot përpara disa ditësh. Makina mbante dy palë targa, njëra mbi tjetrën. Në brendësi të mjetit u gjeten doreza dhe maska që përdoren për grabitje.

Burime për Report Tv thanë se automjeti është vjedhur në Milot, para disa ditësh, kur pronari i saj e ka lënë të ndezur dhe ka hyrë në byrektore. Vogli dhe Deva kanë qenë me një mjet VW Golf kur kanë vjedhur Audin. Gjatë kontrollit të ushtruar sot në banesën e shtetasit Flogert Vogli në fshatin Borizanë është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip Golf.

Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina 'Audi A3 ' me targa mbante targa të vjedhura në Laç dhe Milot, njëra prej tyre AA 603 IG. Policia po vazhdon kontrollet në zonë për të parë nëse autorët kanë pasur armë apo sende të tjera të paligjshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurit nga aksidenti në Fushë-Krujë! U përplasën me bordurën teksa po i arratiseshin policisë

1602053169_aksidenti.jpg

Report tv zbardh emrat e viktimës dhe të plagosurit, nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, ku makina tip "Audi", ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Emri i viktimës është Gen Deva, kurse i plagosuri quhet Flogert Vogli.

Dyshohet se mbrëmë viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje, dhe teksa po ndiqeshin nga policia janë aksidentuar.

Oficerët e policisë u kanë bërë posto-bllok që të ndalojnë por ata janë larguar me shpejtësi. Kësisoj në tentativë pëarratisje janë përplasur me bordurën.

Ora 08:32
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 26 vjeçari/ Makina 'Audi' ishte e vjedhur në Laç, ja çfarë u gjet brenda

Me rreth të kuq targa e mbivendosur te audi

Gjatë aksidentit të ndodhur ditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Kurbin humbi jetën pasagjeri 26 vjeçar dhe u plagos drejtuesi i mjetit.

Report Tv ka zbuluar se makina 'Audi' me targa AA 603 IG, me të cilën po udhëtonin ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit.

Gjatë inspektimit, policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 07/10/2020 11:46

    Karma is a bitch!

    Përgjigju
  • Turi: 07/10/2020 10:00

    Me ne fund lajm i mire

    Përgjigju
  • Leo: 07/10/2020 07:50

    rritja 40% dhe 15% është tallje, dyfishin ose trefishin e pagës edhe mund të pranohet.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 07/10/2020 13:54

      O Leoooo Shif ke kush lajm i bo komentet!

    • Toni: 07/10/2020 10:40

      O Leo di Kaprio,ça kujton se janë lekët,fasule? Këto lekë mblidhen nga taksat por nëse taksat rriten ca si puna jote dalin e ulërasin si gamorra...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në krah të SPAK e Dumanit, Ambasada amerikane paralajmëron reagim të David Wisner

Në krah të SPAK e Dumanit, Ambasada amerikane paralajmëron reagim të David Wisner