Audio për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet! Policia ta sekuestrojë! Por gazetari s'e dorëzon: Tani e ka familja Nika

Prokuroria e Tiranës ka nisur deri tani pa sukses verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se i është lënë detyrë Policisë së Shtetit që ta sekuestrojë materialin e përmendur.

Por sipas burimeve të Report Tv, gazetari që publikoi materialin nuk e ka dorëzuar sot audiopërgjimin siç kërkonte prokurori, por vetëm transkriptet që ka bërë vetë, duke pretenduar se këtë kasetë tashmë e ka familja Nika. Oficeri i policisë gjyqësore që e ka marrë në pyetje i ka besuar dhe ka pranuar versionin e tij, por tani për tani ajo kasetë nuk është akoma në duart e drejtësisë. Gjithashtu, gazetari ka refuzuar të tregojë edhe burimin se si i ra në dorë ky audio-përgjim dhe prej sa kohe ishte në zotërimin e tij.

“Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin ‘Top Channel’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prej ditës së premte është publikuar transkriptimi i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve. Pretendohet se bëhet fjalë për një audio-përgjim, por që në fakt është një tekst pa audio.

Të dielën u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Në Prokurorinë e Tiranë vijojnë hetimet për 2 nga vrasjet që ka mbetur pa autor më 21 janar, ajo e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, ndërkohë që thirrjet që çështja t'i kalojë SPAK-ut janë intensifikuar pasi duhet hetuar krimi shtetëror dhe urdhëruesit e vrasjeve. 

Mazhoranca dorëzoi sot një kallëzim me prova të reja për vrasjet e 21 janarit. Kallëzimi u dorëzua  nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme për të marrë urgjentisht nën administrim audion e pretenduar. Kjo thirrje u bë dje edhe nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/01/2023 01:13

    Gjithemone e me teper po tingellon si /Babale/ kjo histori!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!

Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!