Audio përgjimi Biba-Bianku, Ulsi Manja: PD nxori “Babalen 2”, gjyqtari s'mund të ndikonte në Strasburg

Tiranë- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një komunikim për shtyp komentoi audio përgjimin e publikuar një ditë më parë në media, ku ish kreu i KQZ-së, Denar Biba shfaqej në një komunikim me gjyqtarin e Strasburgut Ledio Binaku, të cilin thuhet se po e shantazhonte.

Sipas Manjës, ky është vetëm një montazh i servirur nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, pasi Ledio Binaku në atë kohë s’ka pasur asgjë në dorë dhe s’mund të ndikonte në Strasburg.

“Jam shumë i impresionuar nga dalja e parë publike e Lulzim Bashës, pas pushimeve të tij të gjata dhe të merituara. Ai doli për t'i bërë jehonë një kasete edhe më qesharake se sa ajo e Babales, ku kishte të paktën një skenar! Qesharak qesharak, po skenar ishte ama. Ndërsa kjo e djeshmja, ishte prova më e sigurtë e asaj që thuhet prej kohësh në popull: Kur mendon se opozita e preku fundin, s'ke parë vertetë gjë akoma!  Dy miq, Denar Biba dhe Ledio Bianku, flasin me njëri-tjetrin në kafe në vitin 2014 dhe na del një përgjim me fjali të shkëputura e të lidhura për shtatë palë qejfe, prej x sekondash, ku u bëka fjalë për një shantazh të narkoshtetit ndaj Gjykatës së Strasburgut! Hajde shantazh hajde! Dhe i shantazhuari, Ledio Bianku, miku i Denar Bibës, që s'ka asgjë në dorë në Strasburg për gjithë sa flitet dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, paska heshtur katër vjet!”

Deputeti i PS, Ulsi Manja

Në lidhje me çështjen e pronave, Manja thotë se e gjithë fatura e katrahurës së ngritur i takon opozitës.

Denar Biba, shantazhuesi, miku i Ledio Biankut, u zbulua nga Lulzim Basha pas katër vjetësh, si i dërguari i qeverisë për shantazh ndërkohë që ai ka qenë i zbuluar që ditën e parë si anëtar i delegacionit shqiptar  në Strasburg ! Zbulime të tilla vetëm Lulzimi di të bëjë ! Po pse shkoi ky delegacion në Strasburg ?Në fakt opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet që duhet të përmbushte Qeveria shqiptare nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2014 sipas vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut! Por deri në shtator të vitit 2013 kur dorëzoi pushtetin, qeveria e PD nuk bëri asnjë hap për të adresuar ligjërisht rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë financiare të papërballueshme. PD ende s'ka dhënë llogari për katrahurën që ka bërë me pronat në Shqipëri gjatë gjithë viteve të qeverisjeve të saj dhe gjen guximin e kërkon llogari për një bisede kafeneje mes dy personave. Këtu s'behet fjalë për pronat e njërit apo të tjetrit, por për një problem shtetëror dhe për interesin publik, që është trajtuar në mënyrë institucionale nga Qeveria shqiptare me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg që në vitin 2014, për t'i vënë fre hemoragjisë së tmerrshme financiare shkaktuar nga Partia Demokratike.  Pra delegacioni shqiptar shkoi në 2014 në Strasburg për një ligj të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me trajtimin e çështjes së pronave dhe që më pas u miratua në vitin 2015! Atëherë ç'na qenka ky shantazh që do bënte Denar Biba në Strasburg, kur tema e punës së atij delegacioni dhe e vetë bisedes mes dy miqve në kafe, ishte ligji i miratuar në Kuvend, që si çdo ligj mbi pronën merret në shqyrtim në një strukturë të caktuar brenda Gjykatës së Strasburgut ! Realisht Lulzim Basha nuk ka faj. Ai vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka mbytur opozitën. Po si ka mundësi që ky njeri të merret akoma seriozisht me këto zbulimet e tij, që rrezikojnë të na bëjnë qesharake të gjithëve kur mundohemi t'i shpjegojmë opinionit publik! Po s’ke çfarë bën, ky taksirat na ka zënë ne si maxhorancë qysh ditën kur Lulzim Basha  në krye të opozitës mori si zanat të ri atë të specialistit të audio-përgjimeve!

Deputeti i PS, Ulsi Manja

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 29/08/2018 15:00

    I zoti doli ky Lul mafishja..Edhe dedektivin 007 po e ben mire...nga shalngjitur eshte kthyer ne shale hapur...e po shkon drejt shale shqyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos