Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditit të bërë, se nga skema e sigurimeve shoqërore përgjatë vitit 2013, nuk janë mbledhur 10 miliardë lekë, ose 99 milionë dollarë.

Sipas ISSH, shifra e bërë publike nga KLSH, i referohet borxheve për kontribute sigurimesh të pambledhura ndër vite nga tatimet. ISSH, thekson se në përgjithësi për vitin 2013, të ardhurat janë realizuar në masën 114%.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e ISSH:

Në respekt të punës suaj si dhe në kuadër të transparencës me publikun me lejoni t'ju sqaroj lidhur me një njoftim të ardhur sot me titull : ISSH, rreth 10 miliardë lekë ose 99 milionë dollarë kontribute të pambledhura në fund të vitit 2013 !

Të ardhurat në përgjegjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2013 janë realizuar në masën 114.4%. Të ardhurat nga të vetëpunësuarit në bujqësi janë realizuar në masën 110 %, nga sigurimi vullnetar në masën 101 %, ndërsa të ardhurat e tjera në masën 222 %. Shifra prej 9.9 milardë lekë janë borxhe për kontribute të sigurimeve të pambledhura ndër vite nga tatimet sic përmendet në pikën 2 të njoftimit për shtyp të dërguar nga KLSH-ja.
” thuhet në komunikatën për shtyp

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)