Auditi i KLSH-së, në prokurori
ish-drejtori i Qytetit Studenti
Shkeljet me tenderat, në dhënien me qira të objekteve dhe mosderdhjen e të ardhurave prej tyre, apo me shpenzimet gjyqësore, kanë bërë që KLSH të dërgojë për ndjekje penale ish-drejtorin e “Rezidencës Studentore Universitare nr.1”, Bujar Brovina.
TIRANE- Shkeljet me tenderat, në dhënien me qira të objekteve dhe mosderdhjen e të ardhurave prej tyre, apo me shpenzimet gjyqësore, kanë bërë që KLSH të dërgojë për ndjekje penale ish-drejtorin e “Rezidencës Studentore Universitare nr.1”, Bujar Brovina. Në një deklaratë zyrtare Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se dëmi ekonomik i konstatuar gjatë auditivit të këtij institucioni i kalon 20 milionë lekët dhe se bashkë me Brovinën është dërguar për ndjekje penale edhe ish-zëvendësi i tij bashkë me katër punonjës të tjerë.
“Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish për sa i përket mungesës së dokumentacionit ligjor të kontratave të lidhura për objektet e dhëna me qira; mosllogaritjes dhe mosderdhjes së detyrimeve për objektet e dhëna me qira në buxhetin e shtetit; moskryerjes siç duhet të procedurave të prokurimit, si dhe shkaktimit të shpenzimeve të tepërta gjyqësore si pasojë e mosndjekjes së proceseve gjyqësore”, thekson KLSH në deklaratë.
TenderatKLSH ka konstatuar se në procedurat e prokurimit publik, të zhvilluara gjatë viteve 2010-2011, ishte përdorur një standard i dyfishtë për sa i përket vlerësimit të kritereve kualifikuese të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në procedurat e prokurimit. Kështu, nga auditimi rezultoi se në 10 procedura prokurimi, për të njëjtat mangësi që ishin skualifikuar disa operatorë ekonomik, disa operatorë të tjerë nuk ishin skualifikuar, por ishin shpallur fitues.
Po ashtu nga auditimi i procedurave të prokurimit të zhvilluara gjatë vitit 2012, u konstatua se në të gjitha rastet, drejtuesit teknik për ndjekjen e punimeve ishin caktuar sipas urdhrave të dala nga titullari, duke anashkaluar dhe duke mos zbatuar rregullat e Prokurimit Publik.
Nga auditimi i procedurave të prokurimit me objekt “Rikonstruksion i godinës nr. 1, të qytetit studenti”, “Lyerje e godinave nr. 1-12, 4-17, 20-21, të qytetit të studentit për vitin 2012” dhe “Hidroizolim tarrace të godinave nr. 4,12, dhe 13, dhe 7-8, si dhe bibliotekës së qytetit të studentit”, vlera totale e të cilave arrinte në 2,458,255 lekë, rezultoi se ishin anashkaluar procedurat e prokurimit duke mos qenë në kushtet e emergjencës, pasi këto shërbime duhet të kryheshin me procedura të reja prokurimi.
KontratatGjithashtu nga auditimi u evidentuan një sërë mangësish përsa i përket plotësimit të dokumentacionit në dosjet e kontratave të nënshkruara me subjektet të cilat kanë marrë me qira ambientet e “Trajtimit të studentëve Nr. 1”, sha, Tiranë, për periudhën 2012-2014, ndërsa për periudhën 2012-2013, rezultoi që nuk ishte kryer monitorimi i kontratave të qirasë ose enfiteozës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22