Auditi për lobimet ruse në PD, Kadilli në Kontrast: Provë që bëjnë politikë për ego personale! Vangjeli: Basha shantazh Berishës! Po mbulojnë atë me ashtu

Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, ku ka rezultuar se nuk ka patur hyrje-dalje të këtyre parave.  Por është pikërisht përgjigja e Bashës dhe ‘sfumimi’ i kësaj ngjarjeje për Berishën ajo që tregon që asnjë nga palët e PD-së nuk po bën politikë por luftë personale sipas sh-deputeti Fatbardh Kadillit. I ftuar në Kontrast së bashku me analistin Lorenc Vangjeli të intervistuar nga gazetari i Report Tv, Denis Minga, Kadilli u shpreh se opozita nuk ka asnjë tagër, qëllim apo kauzë politike, por një luftë për karriget dhe egot personale.

“Basha është po aq përgjegjës sa berisha. Kriza jonë filloi në 26 prill sepse dhe Basha nuk dha dorëheqjen. Vajti fjeti me Berishën nja 3 muaj, edhe pse e dinte që ishte non grata pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë jam kundër berishës për Berishizmin e tij dhe kundër Bashës për Berishizmin e tij. (…)Edhe një provë tjetër që politika e këtyre njerëzve është personale. Kanë hequr dorë, tani ka mbetur të marrin shkopin që të ngrenë fustanellën. Gjë që do sjellë çudira të mëdha.  ”- tha Kadilli.

 Ndërsa sipas analistit, Lorenc Vangjeli rezultatet e auditit përpos se nuk dokumentuan asgjë të re, po përpiqen thjesht ta sfumojnë situatën. Sipas Vangjelit, Berishës nuk i intereson fare të zbulohet e vërteta e kësaj ngjarjeje.

“Sot janë publikuar të rezultatet e auditit, një proces në fund të të cilit u tha që nuk ka dokumente në PD dhe nuk rezulton për para ruse. Një tentativë për të mbuluar atë me ashtu. As Berishës nuk i intereson e vërteta në këtë histori. Por duhet të kishte një vullnet të mjaftueshëm nëse do gjenin gjëra të reja për të bërë të mundur hapjen e hetimit, por aksujt s’i interesojnë këto as të vërtetën. Është shantazh, cila është kjo listë? E njeh, pse se ke thënë më parë dhe e ke qenë pjesë atyre tryezave më parë? Ngrihen një sërë pyetjesh kryesore që për fat të keq që nesër do ndodhë një ngjarje tjetër, më pas do harrohet… Është derdhur kaq shumë helm nga një histori aq sa tani gjëra të tilla nuk na bëjnë më përshtypje. Nëse do të kishte ndodhur në Izrael psh, do ishin ngritur nga varri, e jo më ta thuash me një lehtësi kaq të madhe.”- tha Vangjeli.

Kadilli komentoi edhe rezultatet e pritshme nga zgjedhjet vendore 2023.

“Lëpijnë atë që pështyjnë të gjithë. Pra ka pasur disa para sipas kësaj që thotë Basha, dalin sikur të dy kanë dijeni për lobimet ruse.

Mazhoranca ka kohë që është në punën e saj për punët e veta. Opozita nuk bëhet fjalë për të arrirë votat 2021 sepse është e ndarë.”- vijoi ai.

Kadilli gjithashtu u ndal edhe te dalja në zgjedhje nga ana e Alibeajt e ndarë nga Rithemelimi. Ai u shpreh se përpos se kjo gjë nuk sjell asnjë dobi në aspektin e votës por edhe thekson se nuk ka asnjë interes për qytetarin, e gjitha bëhet për ego personale. PD e Enkelejd Alibeaj konfirmoi se në Bashkinë e Tiranës do të futet me një kandidat të sajin në zgjedhjet e 14 Majit dhe ai është Roland Bejko. Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj. Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
PD garon e ndarë për Vendoret, Kadilli në Kontrast: Mbajnë vulën për axhendë personale, Berisha strehohet te logoja e tjetrit, s'kanë interes për qytetarin

 

Ish deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar në Kontrast edhe kandidatët e konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga Alibeaj. Ai theksoi se ndarjet janë bërë për axhendë personale.

‘Këto ndarje ndodhin për axhenda personale. Të dy palët po braktiisin qyttarët. Shoqëruia shqiptare ka nevojë për pushtetin dhe për opozitën. Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme s’do kenë dy oferta përballë, do kenë përballë ego personale. S’është fjala a jam dakord me njërin apo me tjetrin. Flasin vetëm për egon e tyre personale. Çfarë ka politike te Alibeaj-Basha që të rrish në ditën e fundit për zgjedhje? Edhe vula dhe pa vula, njeriu jeton në politikë edhe pa vulë sepse mbron kauzat dhe vlerat.. Pse e mban vulën dhe logon? Po ky tjetri pse tenton të marrë vulën dhe shkon të garojë me logon e tjetrit?’- tha Kadilli.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi