Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej

Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar sot rezultatet e këtij auditi dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD. Mandija ka thënë se ka pasur disa pagesa duke respektuar kontratat por jo në drejtim të ‘Binata Trade’, një kompani ruse që mendohet se i ka dhënë para Partisë Demokratike.

‘Rithemelimi' thotë se raporti i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të konktraktuar nga Rithemelimi. Ekspertët sipas tyre kanë pasur si objektiv inspektimin dhe evidentimin e prezencës së parave të dyshimtave dhe pagesave të dyshimta.

“Për të bërë verifikimin dhe kontrollin lidhur me përdorimin e parave ruse, akuza që janë dëgjuar shpesh në media, në shtator të vitit 2022 përmes raporteve të CIA-s. Në këtë kuadër pikërisht ishte kryesia që mori një vendim dhe ngarkoi komisionin, për të bërë një audit lidhur me akuzat e bëra ndaj PD se ka lobuar përmes parave ruse. Duhet të merreshin dhe auditë të pavarur financiarë ligjor për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Në përfundim të vlerësim të dokumentacionit është vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi ngjarjet ekonomike si më poshtë. Ata vërtetojnë se asgjë nuk  Në lidhje me të ardhurat, shpenzimet, hyrje daljet apo kontratat me palë të treta jashtë vendit. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara nga ana e audituesve rezulton se është –paguar 25 mijë dollarë në favor në ‘Stoning Strategy’ në zbatim të kontratës. Është bërë pagesë 100 mijë dollarë. Nuk ka pasur asnjë lidhje formale me subjektin ‘Binata Trade. Nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse”, tha Mandija.

Ajo u shpreh se për të dhënë shpjegime për këtë gjë ështtë thirrur edhe ish kryetari i PD-së Lulzim Basha por nuk i është përgjigjur ftesës.

Edhe Sali Berisha pastroi Partinë Demokratike, duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë si personale Lulzim Bashës në lidhje me dosjen e financimit rus në PD. Ai tha se e gjithë kjo është përgjegjësi e ish kryetarit. 

“Normalisht, ajo nuk duhet të ndodhë sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka. Ky është konkluzioni i raportit tonë", tha Berisha. 

Sipas tij këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

"Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së. Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka. A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot”, tha Berisha.

Në konferencë për shtyp Berisha foli edhe për zgjedhjet e 14 Majit. Për Sali Berishën, kandidati i PD zyrtare për Tiranën Roland Bejko është një vegël që po i shërben ish kreut të PD Lulzim Bashës dhe Kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj. Në reagimin e parë të tij për kandidaturën e Bejkos përballë Këlliçit, Berisha tha se demokratët do të dinë të japin përgjigje. Ai nuk kursen as emrat e tjerë të zyrtarizuar nga Alibeaj për kandidatë për kryebashkiakë, për të cilët thotë se kanë dalë me porosi të Edi Ramës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Basha i përgjigjet Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për burimin e parave ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin

TIRANË- Lulzim Basha e ka cilësuar Sali Berishën si përgjegjës për përçarjen e PD.

Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

Ndërkohë sqaroi se nuk do të mungojë në fushatën e PD për zgjedhjet e 14 majit.

"Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë", tha Basha.

Basha prej kohësh nuk ka qenë në Kuvend, por sot kishte zgjedhë që të merrte pjesë në seancën që u mbajt në nder të presidentit austriak që vizitoi Tiranën.

Ora 13:55
Berisha: Rama e shndërroi Bashën në peng pasi e shpëtoi nga 6 vite burg

 

Sali Berisha pretendon se Edi Rama e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që ta përdorte kundër opozitës.

“Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.

Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm.  

Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ora 13:30
Bejko kandidat përballë Këlliçit në Tiranë? Berisha: Kandidatët e 'Alibravës' janë kandidatë të Edi Ramës

 

Kandidatë të Edi Ramës i quajti sot Sali Berisha kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit të vendosura nga Alibeaj. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku për caktimin e Roland Bejkos në Tiranë Berisha thotë që të gjithë këta kandidatë i përdor Rama kundër pluralizmit.

“Kandidatët e Alibravës janë kandidatët e Edi Ramës. S’kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Janë vegla mjerane që i përdor Edi Rama kundër pluralizmit. PD do të fitojë, s’ka asnjë dyshim. Kandidatët e Edi Ramës vijnë tërësisht nga bota e mafias që kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, tha Berisha.

Ora 13:14
Financimi rus, Berisha: PD nuk ka asnjë hyrje dalje, përgjegjësi personale e Lulzim Bashës

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka pastruar Partinë Demokratike, duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë si personale Lulzim Bashës në lidhje me dosjen e financimit rus në PD. Ai tha se e gjithë kjo është përgjegjësi e Bashës.

“Normalisht, ajo nuk duhet të ndodhë sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka.

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën. Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.

Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot”, tha Berisha.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/03/2023 02:28

    Berisha ka shkeputur nje faqe nga metodat e Rames,se si te lash duart nga pergjegjesia.Ndryshimi qendron ne faktin se ato para nuk u nxorren nga shteti per investime e perfunduan ne xhepin e Bashes,por ato u morren nga PD per vete PD,pra nuk ke si t'ia lesh /dopio 6/ ne dore vetem Bashes o z.Sali.Vendimet i keni marre bashke per te miren e partise,po dhe pasojat i keni bashke,po per te miren e partise.

    Përgjigju
  • Hajredin Pasha: 27/03/2023 17:50

    O qeni Arbëror pse e ndryshon emrin mor spiuni sërbit. Pra komenton kur ti sdi Shqip mir ? Pastaj sa për robt ti ku ti kesh mor fundërrina Talebane.

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/03/2023 16:26

    Sali Bajga është buri më i poshtër në historin e kombit Shqiptar. E ktë shal ngjitmin po Sali Bajga e vuri si buratin të partis wc pd. E tani thot jo Luli kshu jo Öuli ashtu pse se dinte Sali Bajga që luli ishte idjot i ler e komplet pler. Kujt do tja shesi Sekretari i partis së punës Sali Bajga kto maskaralliqe. I gjith populli Shqiptar e njef Sali Bajgën me rënj e me llëmball.

    Përgjigju
  • Berish kandari: 27/03/2023 16:07

    Robt ku ti kesh o Berish qen morrash.

    Përgjigju
    • Arbëri: 27/03/2023 16:43

      O shqipfolës idiot r ku i ke o gomar serborus

  • Linda: 27/03/2023 15:50

    Doja te thosha futjen ne kurth te vete anetareve te vet nga Berisha.Po njelloj jane te tere dhe e ben partin demokratike cop cop.I dhanje nje shans Alebeajt dhe sa i vun garden ne mrojtje u be dhe percarja tjeter brenda aetareve te Alibeajt.

    Përgjigju
  • joni: 27/03/2023 14:38

    o berish pse ja hedh fajin lulit per cdo gje ti e ke bere

    Përgjigju
  • ilir: 27/03/2023 14:22

    O berishe kur do ta kuptosh qe Shqiperia te urren dhe kurre nuk ke per te ardh ne pushtet kur?

    Përgjigju
  • orion: 27/03/2023 14:11

    pse tani i ke marr vesh keto ti ore i poshter

    Përgjigju
  • Linda: 27/03/2023 13:51

    Lulzim Basha mbase popullin nuk e ndihmoj ashtu sic duhet po vetveten e ruajti nga sulmet e tua nuk u be mish per top si Azem Hajdari!

    Përgjigju
    • Italja si moter: 27/03/2023 14:59

      Lulushi eshte pjelle e saliut prandaj mos komentoni ,sala kerkon te pastroje veten te dy bashke i kane bere , vendosja e lulushit kryetar nga saliu ishte vetvrasja e partis demokratike dhe nxjerja ne pah e nje partie antishqiptare.analizoni te gjitha veprimet qe kane bere qe nga 2013 .

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty