TIRANË- Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se në Bashkinë e Tiranës do të futet me një kandidat të sajin në zgjedhjet e 14 Majit dhe ai është Roland Bejko. Bejko arriti të merrte shumicën e votave në mbledhjen e Kryesisë, duke triumfuar përballë Jonila Godoles. Kjo e fundit pritet të kryesojë listën për Këshillat Bashkiak të kryeqytetit, megjithatë nuk ka një vendimmarrje përfundimtare nga ana e Kryesisë. Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj. Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste.
Gjithashtu një vendim tjetër shumë i rëndësishëm është ai i tërheqjes së Partisë Demokratike nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Kështu PD i lë 'rrugë të hapur' garës së kandidatëve të 'Rithemelimit' Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë Gentjan Llatja, Benet Beci dhe Emirjana Sako.
Në mbledhjen e sotme përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD vendosi që të konfirmojë pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të kandidativë në 15 bashki nga 17 të tilla ku ishin prezantuar më herët kandidatë, ku spikat Lezha me Sandër Markun, Agron Kapllanaj në Mallakastër, Gjergji Gjata në Bashkinë e Korçës ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj. Ndërkohë që për bashkitë e Kurbinit dhe Vaut të Dejës Kryesia e Partisë Demokratike ende nuk ka vendimmarje dhe e ka shtyrë vendimin për nesër, pasi për këto dy bashki ka kërkesa të degëve për të mbështetetur vetëm kandidatët e ‘Primareve’, të mbështetura nga koalicioni Meta-Berisha.
Edhe pas kësaj mbledhje të Kryesisë 2 ishin drejtuesit që folën për mediat, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, me kryetarin e komanduar që foli me superlativa për kandidatin e Tiranës dhe Sekretarin e Përgjithshëm që tha se nuk ishte dakord me daljen me një kandidat në kryeqytet por që do ta respektojë vendimin e partisë.
Mesnata e ditës së nesërme është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por Partia Demokratike është në limitet e kohës dhe ende s'ka një vendim se çdo të ndodhë në shumicën e bashkive në vend. Deri është vendosur garimi vetëm në disa bashki, ku më kryesorja është ajo e Tiranës. Nesër pritet të konkludohet për të gjitha bashkitë e tjera.
As ditën e djeshme në mbledhjet maratonë, që prej orës 11:00 të paradites deri në 02:00 të natës me Kolegjin, kandidatët dhe Kryesinë, nuk u arrit dot konsenusi për mënyrën se si do të futen në garën elektorale të 14 majit. Dhe për të pasur një vendimmarrje përfundimtare që prej orës 18:00 të ditës së sotme ka nisur mbledhja e radhës e Kryesisë.
Kujtojmë se dje debate të forta u zhvilluan mes anëtarëve të Kryesisë dhe numrit 2 të partisë, Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkon që të futen në zgjedhje vetëm me lista për këshilla bashkiakë dhe të dalin me kandidatë për kryebashkiakë vetëm në zonat ku mund të fitohet. Mbledhja e djeshme u mbyll pa një vendim, por sot do të diskutohet propozimi i Bardhit për të dalë me kandidatë vetëm në disa bashki ku kanë emra që premtojnë fitore, ose në të gjitha bashkitë të dalin me kandidatë dhe të lënë vetëm ato në të cilat është arritur konsensusi në degët lokale për të mbështetur kandidatin e primareve.
Emrat e kryesisë dhe deputetëve që janë për të dalë me kandidatë për kryebashkiakë në gjithë vendin me përjashtim të disa bashkive ku ka marrëveshje mes degëve të dy PD janë: Orjola Pampuri, Arbër Agalliu, Kreshnik Çollaku, Gazment Koduzi, Taulanta Jupi, Roland Bejko. Vetë kryetari i komanduar, Alibeaj kërkon që të nxjerrin kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki, madje ka thënë se i ka edhe emrat.
Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës PS zyrtarizoi kandidatët e saj në 61 bashki, ndërsa Sali Berisha i cili i ka nxjerrë kandidatët nga primaret, miratoi listat e kandidatëve për këshilltarë të koalicionit opozitar. Pjesën më te madhe e ka marrë Berisha, ndërkohë që vetëm 240 pozicione kanë shkuar për Metën dhe 20 pozicione për PBDNJ.
Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin
1. Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)
3. Lezhë - Sandër Marku (i konfirmuar)
4. Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)
7. Poliçan - Florian Qamo (i konfirmuar)
8. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj (i konfirmuar)
9. Kamëz - Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)
10. Krujë - Sabah Sheta (i konfirmuar)
11. Dibër - Naim Gazidede (i konfirmuar)
12. Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)
13. Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)
14. Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)
15. Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)
16. Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)
Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje
1. Kurbin- Genc Doçi
2. Vau i Dejës- Klomentina Drini
Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë
Elbasan
Shkodër
Durrës
Partia Demokratike nuk do të ketë kandidat për 3 bashki shumë të rëndësishme në vend. Në mbledhjen e Kryesisë sot është vendosur që të tërhiqen kandidatët nga gara për kryebashkiakë në Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha pas mbledhje së Kryesisë së ai nuk është dakord që PD të dalë me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Ai tha se ka mbështetur kandidatët që rezultojnë fitues.
“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin. Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat.
Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqu0përisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt.
Unë bëra thirrja që ne pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr”, tha Bardhi.
Kreytari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se ditën e nesërme do të ketë konfirmime të tjera si garues të bashkisë.
“Sipas rregullave tona kandidatura për Tiranën e ka Roland Bejko. Kemi shqyrtuar edhe kandidimimet e tjera për Bashkitë. Do të kemi më tepër emra.
Ajo që është e rëndësishme është që PD merr pjesë në zgjedhje Bejko.”- tha ai.
I pyetur se me çfarë pritshmërish sjellin Bejkon si garues përballë Këlliçit dhe Veliajt, ai u shpreh se në situatën që ndodhen duhet të përballen me sfidën për të ruajtur partinë.
‘Ka pasur një interes të madh dhe një vlerësim në gjykim jo vetëm timin. Në këtë optikë dhe në situatë që është PD, ai që është interesi më i madh është mbrojtja e vlerave, identitetit dhe orientimit të partisë. Për mua është më e rëndësishme që ne të marrim pjesë në këtë sfidë politike. Ëshë sfidë për të mbajtur partinë demokratike. Si do jetë rezultati? Ne dalim hapur dhe do jemi para syve të shqiptarëve për atë që kemi bërë dhe për të atë që kemi bërë.’- tha Alibeaj.
Kryesia e PD-së ka konfirmuar kandidatët e 15 bashkive të tjera përpos asaj të Tiranës me Roland Bejkon.
Ndërsa për kandidatët e Kurbinit Genc Doçi dhe Vaut të Dejës, Klomentina Drini, ende nuk ka vendim.
Kryesia e PD-së ka konfirmuar kandidatët e 15 bashkive të tjera përpos asaj të Tiranës me Roland Bejkon.
Ndërsa kandidatët e Kurbinit Genc Doçi dhe Vaut të Dejës, Klomentina Drini, nuk do të dalin në zgjedhje.
Partia Demokratike ka konfirmuar kandidatë edhe për 4 bashki të tjerë për zgjedhjet e 14 Majit. Në mbledhjen e sotme përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD ka vendosur konfirmimin për zgjedhjet vendore të kandidati të Lezhës Sandër Marku; të Pranvera Rizait në Patos; të Agron Kapllanajt në Mallakastër; në Korçë PD ka konfirmuar kandidatin Gjergji Gjata ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj.
Ndërkohë që mes 17 bashkive ka diskutime nëse duhet të ketë tërheqje të kandidatëve, ku debati më i fortë është për rastin e Vaut të Dejës pasi dega lokale ka kërkuar që të mbështetet vetëm kandidati i ‘Primareve’, Zef Hila, por edhe dega e Kurbinit.
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politik.
Bejko është gjithashtu drejtues politik i PD-së në Qarkun Gjirokastër, ka kandiduar disa herë për deputet, ndërkohë që ka drejtuar për disa vite degën e demokratëve në qytetin e Gjirokastrës.
Tashmë është e konfirmuar. Roland Bejko do të jetë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Vendimin e ka marrë pak më parë Kryesia e partisë.
Gabim qe s'kane kandidatuar ne Shkoder e kishin ne xhep se shkodranet PD kane votuar perhere.B.Spahia nuk eshte i pazevendesueshem dhe Durresi dhe Elbasani mund te provohej,po te nxirrnin emera po aq te rendesishem sa ata te Rithemelimit.Si mund te lesh Shkodren pa kandidat,kur ke vendosur kandidat ne gjithe bastionet socialiste ne jug dhe pretendon se ve kandidate vetem aty ku mendon se e ke te sigurte fitoren?!
PërgjigjuBj enjeri pa familje qe sberi dot shtepi do bej tiranen?! 3 here ka nderuar vendbanim. dmth edhe kur kandidonte per gjirokaster, ne te terra heret humbes serial, nuk merte tot votat e familjes. e genjen mendja qe do amri me sh se 1000 vota. nqs Belindi do humbi per aq, me mire mos ndohi kure fitorja. Turp per ta q dovene ti japin nje vote. Buk shkal dhe i bese
PërgjigjuRoland Bejko i neveritshëm me këtë kandidim. Është mësuar, si duket, me humbjen.
O Shqiptar a e kuptoni se çfar karagjos jan partia anti Shqiptare partia wc pd. Kta jan lepuj kta jan kastravec të hidhur. Imagjinoni çfar i ka bër Sali Bajga partis kak pd po mir ja ka bër sekretari partis Sali shurra.
PërgjigjuLandi si Gjirokasqir qe eshte , do jete dhe nje ekonomiqir i mire per Tiranen !!
PërgjigjuHahahahaha me lot kta jane bere per tu pergjuar fiks parti per vaki ???????? jetojne me lemoshat e Rames ????????
PërgjigjuEdvin djali, kjo eshte qershia mbi torte! Kjo eshte fryt i rezultatit te punes tende te pa lodhur jo per te drejtuar qeverine dhe vendin por paranoje e eterve te tu qe e kane pasur ne gjak parimin “perça dhe sundo”. Kjo eshte nje estrade e neveritshme POR tashme qe kesaj maskarade i ka dale fundi ti do marresh ndeshkimin me shembullor me vote. E para qe do ti thyej brinjet eshte administrata shtetit qe eshte ne nje situate qe po vlon, te dytet socialistet tradicionale te cileve po ka i neverit cdo sekonde qe kalon e pastaj me rradhe qe te gjithe. Urime Edvin!
PërgjigjuPo po humbje. Fajin e ka Edi Rama. Keta ishin te bashkuar derisa ShBA e cilesoi SB si non grata. Me vone cdo gje u be lemsh. SB sdo tja dije per partine, por per vete. Alibekaj sdo tja dije per partine, por degjon cfare i thote Ambasada Amerikane. Kjo tregon vlera e PD. Nje parti prej letre e ngritur mbi individin numer 1 SB. Te tjeret jane kot sa per numer
Keta Jan te mëdhenj, nxirrni ate gazetarin Adriatik Doçin
PërgjigjuSi mund te shkohet me nje gjirokastrit per kryetar bashkie ne Tirane!
PërgjigjuKta pa eksagjerim jan ber si estrada kohes Enverit vec nje cop vul kan e asgje tjeter
Përgjigju