Auditim kontratave të
kompanive të hidrokarbureve

Auditim kontratave të<br />kompanive të hidrokarbureve
TIRANE-Gjatë një takimi në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri,ka thënë se-“Nuk do të tolerohet evazioni nga kompanitë e naftës”. Po kështu, Ministri i Energjisë dhe Industrisë tha se po auditohen kontratat e kompanive të hidrokarbureve. "Ka ardhur momenti që të mos të miratohen më plane zhvillime symbyllazi dhe ku kompanitë hidrokarbure paraqesin plane aspak të bazuara dhe pa asnjë logjikë ekonomike mbrapa dhe bën që fitimi i atyre kontratave të shtyhet në vite. Këtë ne nuk duhet ta lejojmë dhe i përket punës tonë një auditimi të imët të të gjithë këtyre kontratave për të përcaktuar qartë se kush janë ato shpenzime reale që lidhen direkt me zhvillimin e sektorit në fushat e naftës apo të prodhimit të naftës", tha Gjiknuri.

Interesi i shtetit do dominojë, do mbledhin të ardhurat. AKBN do të monitorojë kontratat e hidrokarbureve, kompanitë e naftës dhe kromit. Ne nuk ndalemi, do të revokohen licencat e kompanive që kryejnë shkelje. Sektori i naftës është një nga fushat ku duhet të përqendrohemi këtë vit. AKBN ishte shndërruar si një zyrë tatimore e dytë, gjë që krijonte një mendim negativ te publiku shqiptar”, tha Gjiknuri. “Ta bëjmë efikas monitorimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore në vendin tonë. Këto organe duhet të fokusohen aty ku interesi është më i madh, për mbrojtjen e burimeve natyrore, duke i vënë ato në shërbim në mënyrë transparente, dhe jo abuzive”, deklaroi Ministri Gjiknuri.

Gjatë analizës vjetore të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri theksoi se, megjithëse “AlbPetrol” ka bërë një punë të mirë në monitorimin e kontratave hirdokarbure, AKBN duhet të shtojë monitorimet dhe të mos lejojë me miratime planesh zhvillimi boshe. Referuar situatës në minerën e Bulqizës, Gjiknuri kërkoi nga AKBN përcaktimin e zonave të rrezikshme dhe revokimin e licensave për kompanitë. 
 

Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030