Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Polcinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët e kanë dhunuar gjatë protestës së 17 prillit.
Ai deklaron se, është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar.
“Ju përshëndes të gjithëve, sapo dola nga instituti i mjekësisë ligjore. Dua t’u vënë dijeni që para 2 ditësh kam bërë kallëzim në drejtorinë e policisë së Tiranës për dhunën që më është shkaktuar, në protestën që ndodhi para pak ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një dhunë e pajustifikueshme nga policia, ku përveçse kam marr spraj në 3 drejtime, spraj shumë të fortë, jam goditur 2 herë më shqelma nga 2 policë të ndryshëm dhe një herë në fytyrë më skafandë, dhe 2 herë pas qafe ne skafandër për këtë arsye kam qen i shtruar në Spitalin Ushtarak, ose siç njihet ndryshe Spitali i Traumës”,- thotë Kalaja.
Edhe policia njoftoi 2 ditë më parë se ka vënë nën hetim Kalanë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Gjatë protestës, Kalaja pati edhe një përplasje e efektivët dhe për shkak të përdorimit të gazitlotsjellës, përfundoi në spital bashkë me Luçiano Boçin, Klevis Balliun e 2 të tjerë.
Lajmi kryesor:
Protesta e 17 prillit/ PD kallëzon Lamallarin dhe drejtuesit e policisë: Kriminelë me uniformë, përdorën mjete të ndaluara ndaj protestuesve










