Moderatorja Aulona Musta është një nga personat e njohur për ntyrën e saj të lirshme dhe pa komplekse. Ajo shpreh gjithmonë mendimin e saj pa pasur frikë të gjykohet. Ditën e djeshme, Aulona i bëri dedikime dashurie bashkëshortit të saj, duke ndarë me të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale, momentet më të lumtura të jetës së tyre si çift. Mirëpo mesa duke është penduar më pas, pasi ka bërë një status kur shprehet se burri i saj në të vërtetë nuk është dashuria e saj më e madhe.
(Statusi i Aulona Mustës)
“E di që do t’ju zhgënjej dhe mbase shumë prej jush do largoheni nga unë, por ato që bëra dje për bashkëshortin tim ishin të gjitha një gënjeshtër. Sytë e mi nuk do të mund ta shohin dot kurrë atë ashtu siç shohin atë me të cilin do t’ju prezantoj tani. Duart e mia nuk do ta ndjejnë asnjëherë drithërimin e vërtetë me të, jo ashtu siç e ndjejnë me atë tjerin”- shkruan ndër të tjera moderatorja.
Më pas ajo ka dhehur një foto tjetër, ku sqaron se në të vërtetë dashuria e saj është ushqimi.
‘Prit, ku ju shkoi menjda! E kisha fjalën për ushqimin,”- thotë Aulona.
Shoqëria shqiptare është katandisur në ditë të zezë nga pikëpamja intelektuale.Kësaj vajzës i duket sikur ç'po na thotë me këtë "humorin " e saj pa kripë fare....Ska faj ,ka gjetur mënyrën për të jetuar .Lirinë e fjalës e ka barazuar me vulgaritetin.Bë pushime moj gocë ,leri ca ditë të qetë shqiptarët .Vuri fre gojës thotë populli....
Përgjigju