Aurela Gaçe: Fituese e çmimit
të madh të "Netëve të Klipit"

Aurela Gaçe: Fituese e çmimit<br />të madh të "Netëve të Klipit"
Kënga “Tranzit” e këngëtares, Aurela Gaçe ka qenë fituese e çmimit të madh të “Netëve të Klipit”, që organizohet çdo vit nga "Deliart Association". Ky klip është realizuar nga Max Production ndërsa teksti i është besuar Dr.Florit dhe muzika nga Alban Kondi. Këngëtarja e ka realizuar këtë këngë në Tiranë në javën e fundit të shtatëzanisë. Me marrjen e Trofeut, Aurela u shpreh e emocionuar dhe i kërkoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj në skenë. Këtë sukses të sajin Gaçe ia ka dedikuar edhe të dashurit të saj, Skerdit. Përpara marrjes së trofeut ajo ka qëndruar përkrahë tij dhe ai ka qenë një suport i veçantë për të. Gaçe nuk ngurroi të thoshte se këtë çmim, ia dedikoi këtë edhe vajzës së saj, Grejsit. Këngëtarja ka qenë e shoqëruar në tavolinë, nga këngëtarja Eli Fara, që është një mikeshë e ngushtë e saj, Dr. Flori, etj. Nata finale ishte konceptuar nga "Deliart Association" si një spektakël ku nuk kanë munguar të ftuarit e shumë, këngëtarë që kanë interpretuar në skenë, por edhe vajza nga Miss Shqipëria, të cilat do të konkurojnë mbrëmjen e 29 qershorit në konkursin e bukurisë, të cilat kanë rezervuar për të ftuarit një sfilatë me fustane nusërie. Këtë vit formula e "Netëve të klipit" u përcoll krejt e ndryshuar. Nesë deri në edicionin e kaluar gjatë çdo javë transmetoheshin katër klipe këngësh, të cilat skualifikoheshin në spektaklet pararëndëse të finales. këtë vit organizatorët nga të gjitha prurjet përzgjodhën 73 klipe, të cilat u futën në konkurim. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën