Aurela Gaçe: Kam jetuar 3
muaj si memece, pasi më iku zëri
Të gjithë kanë një histori për të treguar, aq më tepër kur bëhet fjalë për artistë apo persona të njohur publik. Aurela Gaçe pas kthimit të saj nga Amerika, duket se ka pasur përherë lajme, të reja, si nga jeta
Të gjithë kanë një histori për të treguar, aq më tepër kur bëhet fjalë për artistë apo persona të njohur publik. Aurela Gaçe pas kthimit të saj nga Amerika, duket se ka pasur përherë lajme, të reja, si nga jeta personale ashtu edhe karriera e saj.
Ama jo të gjitha i ka thënë dhe një rrëfim të veçantë, ajo e ka ruajtur për në Top-Channel, për në emisionin “E diell”, ku ajo që na ka bërë më shumë përshtypje ishte tregimi për jetën në Amerikë. Aurela është shprehur vazhdimisht se atje është lodhur shumë dhe se sigurisht tregu është i vështirë.
E pyetur nga Arbana Osmani, nëse ka pasur probleme me zërin ajo ka thënë se po. “Jam vizituar tek mjekja më e mirë për zërin në Amerikë dhe në një moment pata frikë se mos mbetesha pa zë. Ajo më sugjeroi një trajtim të veçantë, të mos nxirrja asnjë tingull nëse doja të këndoja.
Kështu mund të them se për tre muaj kam jetuar si memece. Kuptohesha dhe flisja me njerëzit duke shkruar, duke lënë pusulla”, -ka shpjeguar Aurela në këtë emision, duke e përshkruar këtë moment si një nga më drithëruesit dhe të vështirë sa i përket frikës për zërin.
Gjithashtu Aurela për gjithë meraklijet për moshën e saj dhe të Skerdit, ka pasur një përgjigje të ashpër; “Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë”, - është shprehur në një moment ajo, duke u përpjekur të jap mesazhin se jeta e saj nuk u takon llafazaneve të parukerive. Gjithsesi rëndësi ka që Aurela të jetë e lumtur me familjen e saj dhe karrierën që ka. Tashmë nuk ekziston më risku të humbasë as zërin dhe as Skerdin.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
49/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE-Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: E rrëmbyet, bëjmë kallëzim penal
11 Tetor, 10:18
-
La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58