Një ndër personazhet më të përfolura të showbizit, Aurela Hoxha është gjithmonë kryefjala e shtypit rozë.
E shumëpërfolur për pamjen fizike si dhe për ndërhyrjet e shumta kirurgjikale si në trup edhe në fytyrë, Aurela në një postim në Instagram shpalos format e saj të dyshimta.
Përmasat e saj i ngjasojnë së tepërmi një kukulle “barbie” beli i saj është tepër i hollë për të qënë i vërtetë, ndërsa tiparet e fytyrës janë një art kirurgjie më vete.
Aurela së fundmi ka sjellë në treg edhe linjën e saj të bikinit, e cila pritet të jetë një sukses i vërtet. Përveç të qenit një “barbie” e rimodeluar, modelja duhet të marrë më seriozisht krijimin dhe stilimin e linjës së saj të rrobave të banjës, në mënyrë që të mund të fitojë empati më të madhe në publik.