Aurela Hoxha flet për akuzat e ish
bashkëshortit, fokusohet te karriera

Aurela Hoxha flet për akuzat e ish<br />bashkëshortit, fokusohet te karriera
Pas lajmeve që kanë qarkulluar në media rreth divorcit të saj, Aurela Hoxha ka zgjedhur të mos komentojë, edhe pse ka vijuar të jetë aktive në rrjete sociale dhe ka qenë në kërkim të vazhdueshëm për 'shtigje' të reja sa i takon karrierës si modele.

Aurela vetëm së fundmi ka rrëfyer për “Bluetooth” qëndrimin e saj për këtë histori dhe gjithçka është thënë për të. “Jo. Nuk jam e inatosur me asnjeri”, është shprehur Aurela, e cila ka dashur të theksojë se, “Të gjithë njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”.

Në fakt, ndarja e modeles nga bashkëshorti i saj prej më shumë se një dekade nuk ka kaluar shumë paqësisht. Ndërsa u zbulua divorci, ish­bashkëshorti i saj ka hedhur publikisht akuzat për tradhti, duke cilësuar se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes.

E pyetur në lidhje me këtë, modelja dhe moderatorja e “Shooping Queen” ka deklaruar se sipas saj, “çdo njeri është i lirë të bëj çfarë të dojë, nuk më shqetëson asgjë”.

Sidoqoftë, ndarja duket se nuk është më problem për modelen, e cila ka zbuluar se aktualisht është fokusuar tek sezoni i ri i emisionit të saj. “Pres të filloj programin. Tani do të fillojnë audicionet dhe më vonë do të vendosim se kur nis transmetimi”, ka thënë ajo. 
aurela hoxha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij