Aurela Hoxha hap faqe fansash, i
thotë vetes: "Arsyeja pse ekzistoj"
Nuk është hera e parë që në vendin tonë personazhet që synojnë famën, hapin faqe fansash dhe i administrojnë vetë. Aurela Hoxha është një prej tyre.
Nuk është hera e parë që në vendin tonë personazhet që synojnë famën, hapin faqe fansash dhe i administrojnë vetë. Aurela Hoxha është një prej tyre.
Nëse bëni një kërkim fare modest në Instagram do të vinit re se ekzistojnë disa llogari që supozohet të jenë të hapura nga persona të tjerë, ‘fansa’ të Aurelës, që postojnë foto të kësaj të fundit dhe i bëjnë komplimente të tipit: “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj".
Një faqe e hapur në Instagram me synimin për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbulojë nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan ‘rastësisht’ postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela.
‘Fansja’ ka harruar të çaktivizojë vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër, etj në të njëjtat data si Aurela. Pas publikimit të këtij fakti, faqja e fansave të Aurelës u mbyll, ndërsa vetë modelja bllokoi llogarinë demaskuese nga Instagrami i saj.
Epo, të jesh i famshëm kërkon sakrifica. Taksirati i Aurelës që duhet të hyjë e të dalë nga një Instagram për të hyrë të tjetri, po ku ka më mirë se të jesh menaxher i vetvetes?!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
69/2
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
44.8%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 2809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'
4 Tetor, 17:03
-
Reshjet e dendura në Vlorë, edhe biblioteka e qytetit nuk i shpëton përmbytjes
4 Tetor, 16:59
-
VIDEOLAJM/ Përmbyten lagjet e Vlorës, prindërit me fëmijën mes mes përmes ujit që u ka arrritur deri në brez
4 Tetor, 16:54
-
Reshjet e dendura përmbytin banesat në Vlorë, uji hyn në shtëpi
4 Tetor, 16:50
-
Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin
4 Tetor, 16:44
-
Fieri nën ujë, përmbyten disa akse, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
4 Tetor, 16:42
-
Nga burgu i Fierit, Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh kur si ministër bujqësie helmove qytetarët me kimikate?! Po për pronësitë e shumta në Korçë?!
4 Tetor, 16:39
-
Do mbaheshin të dielën, dështojnë zgjedhjet për kreun e boksit! Një shoqatë padit federatën për shkelje (Dokumenti)
4 Tetor, 16:35
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë marrin përpara tavolinat dhe çadrat e lokalit
4 Tetor, 16:26
-
Tiranë, dy persona grabisin taksistin tek ish blloku
4 Tetor, 16:21
-
Dha dorëheqjen, nis procedura e zëvendësimit të Elsa Toskës! Kuvendi hap aplikimet për një gjyqtar kushtetues
4 Tetor, 16:19
-
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka
4 Tetor, 16:13