Aurela Hoxha: ''Pas shumë vitesh do sfilojë kundër kancerit tek femrat''

Aurela Hoxha: ''Pas shumë vitesh do sfilojë kundër kancerit tek femrat''
Ka kohë që ka hequr dorë nga modelimi, por ka vendosur të rikthehet përsëri si modele në një sfilatë të organizuar në Prishtinë, me qëllim sensibilizimin në fushatën kundër kancerit tek femrat. Bukuroshja Aurela Hoxha sjell për TH&TH edhe një set fotografik të realizuar në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha, por rrëfen në të njëjtën kohë edhe eksperiencën si dhe qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Keni qëndruar për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të na tregoni arsyet e kësaj vizite atje?

Vizita ime në Shtetet e Bashkuara kishte disa motive. Së pari unë doja të takoja familjen time, një pjesë e së cilës jetojnë në Amerikë. Gjithashtu kisha planifikuar që të pushoja pak ditë në Miami. Ndërsa kisha dhe takime pune në Nju Jork.

Jeni takuar edhe me fotografin e njohur Fadil Berisha ku keni realizuar edhe një set fotografik?

Po, në Nju Jork unë isha në studion e fotografit të mirënjohur Fadil Berisha, në studion magjike ku asnjë nuk mund t'i rezistojë tundimit e të qenurit para objektivit të aparatit, aq më tepër një e apasionuar pas fotografisë.

Si është të punosh me Fadilin, na tregoni një 24 orësh që keni kaluar në studion e tij?

Të punosh me Fadilin është një fat i madh do të thoja, përveç faktit që ke një siguri që je para një profesionisti, por gjithashtu Fadili krijon një gjendje gjatë punës sa që të bën të ndihesh në ato momente mbretëresha e botës dhe kjo ndihmon shumë pasi në këtë mënyrë, nuk je e kontraktuar e gjithashtu mund të japësh më të mirën tënde. Në studion e tij ke gjithçka që duhet për të realizuar një punë të shkëlqyer, që nga grimerët profesionist ku për mua u kujdes Isabel, e gjithashtu një garderobë me veshje të ndryshme, ku fustanet ishin kryesisht të Sheri Hill dhe ato që u përdorën për fotografitë që realizuam. Pata rastin që në studion e tij të njihesha dhe me Miss USA-në me të cilën po realizonte fotosesion po atë ditë e gjithashtu edhe me supermodelen shqiptare, Emina Çunmulaj.

Deri në sa do të shkonte limiti i fotografimit tek ju, do kishit pranuar të zhvisheni dhe të pozoni nudo për ndonjë qëllim humanitar?

Hmmm, këtë se kam menduar ndonjëherë për të qenë e sinqertë. Por dua të theksojë që pas shumë vitesh që jam larguar nga pasarelat kam vendosur të ngjitem pikërisht për një qëllim të tillë këtë fundjavë. Është një sfilatë e cila realizohet në Prishtinë me datë 15 dhjetor. Sfilata quhet ''Miss'' dhe do të sfitojnë në të Miss-e të të gjitha trevave shqiptare, organizim ky që bëhet për sensibilizimin e femrës për diagnostikimin në kohë të kancerit. Ishte pikërisht tema e kësaj sfilate që më bëri të pranoj ftesën dhe të ngjitem të sfiloj pas shumë kohësh.

Keni kohë të gjatë në fushën e modës, mos vallë kjo vizitë ka të bëj me ndonjë angazhim tëndin në Amerikë?

Unë nisem në Amerikë sërish për festat e fundvitit, qëllimi kryesorë i kësaj vizite është të kaloj festat pranë familjes por është edhe një mundësi, për të cilën mendoj të flas në momentin e duhur.

Si e shihni modën në Shqipëri, a i'a vlen të merresh me modelim, sa profesioniste janë vajzat që merren me këtë fushë dhe sa të aftë janë organizatorët e spektakleve për të zgjedhur në finale vajzën ideale?

Mendoj se çdo ditë që kalon bëhen hapa para lidhur edhe me këtë fushë në Shqipëri. Probleme ka sigurisht edhe përfitimet nuk janë të mëdha, flas për ato monetare. Gjithsesi pasioni mbetet pasion edhe për hir të tij do të kapërcehen dhe vështirësitë, që ka bota e modës në vendin tonë. Vajzat me të cilat punoj janë vërtetë shumë të mira dhe shumë korrekte dhe çdo ditë e më tepër bindem që nuk kanë asgjë më pak nga modelet e famshme të botës, përveç mundësive të pakta që jep ky vend momentalisht. Për organizatorët e spektakleve të ndryshme lidhur me modën unë kam vetëm komplimenta për iniciativën dhe punën e madhe që bëjnë, pasi ky vend të vështirëson dyfish realizimet dhe të cungon idetë.

Po vajzat që përfaqësojnë vendin në evente të rëndësishme jashtë shtetit, si të duken ju mungon diçka?


Ndoshta eksperienca, asgjë më shumë. Tani kam parasysh Adrola Dushin përfaqësuesen shqiptare në Miss Universe, e cila për momentin është jo vetëm një konkurente dinjitoze por edhe një pretendente e fortë për kurorë.

Ju keni humbur shansin për të përfaqësuar Shqipërinë në ''Miss World'', për shkak të statusit si e martuar, ju ka ngelur peng kjo gjë?

Më tepër se për përfaqësimin asokohe u mërzita për gjërat e pavërteta që shkruheshin. U bë një bujë mediatike e cila më preku shumë, shumë më tepër se ëndërra e prerë në mes e përfaqësimit të Shqipërisë në ''Miss World'', e cila u përfaqësua denjësisht nga bukuroshja, Armina Mevlani.

Si po ecën jeta jote private sa e lumtur jeni?

Jeta ime private... do doja të mbetej e tillë momentalisht.

Ju pëlqejnë fëmijët dhe çfarë nëne do të dëshironit të ishit?
Më pëlqejnë shumë fëmijët dhe do jem një mami shumë e mire. Sepse mendoj që kam ato tipare që i duhen një mami, di të dhuroj vetëm dashuri.

Cilat janë planet tuaja për vitin që vjen?
Koha më ka mësuar që s'duhen bërë kurrë plane, sidomos kur realizimi i tyre nuk vret vetëm nga unë, kështu që nuk ka plane vetëm lutje, shumë lutje për shumë dashuri...

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë