/ATSH/- Dhoma e tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe ajo në Bukuresht do të mbajnë në vjeshtën e ardhshme Forumin e Parë të Biznesit, në Rumani.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që Ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht,  Ilir Tepelena zhvilloi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë,  Bogdan Aurescu.
Me këtë rast u bë një panoramë e marrëdhënieve aktuale dypalëshe, ku në fokus ishte angazhimi i përbashkët për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregëtar në dobi të të dy vendeve tona.
U vlerësua reciprokisht mbajtja e Forumit të Parë të Biznesit në vjeshtën e ardhshme në Bukuresht, me angazhimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së kryeqyteteve respektive.
Ministri Aurescu rikonfirmoi mbështetjen e Rumanisë në proçesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë, veçanërisht me asistencën rumune në momentin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.