Auron Tare ngre alarmin: Çekiçët po gërmojnë pranë Sinagogës së shekullit të V-të në Sarandë! Në '97-ën Nano rrafshoi kioskat për ta mbrojtur

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka ngritur alarmin mbi punimet që po kryhen në Sarandë të cilat rrezikojnë shkatërrimin e Sinagogës Hebraike të shekullit të V-të. Tare shkruan se Shqipëria mburret me shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së II-të Botërore por nga ana tjetër po lë të rrezikohet Sinagoga e cila është e dyta në Ballkan për nga vjetërsia.

Duke publikuar edhe një video në facebook, studiuesi bën me dije se në qendrën historike të qytetit antik të Sarandës po bëhen gërmime që dëmtojnë trashëgiminë kulturore ndërkohë që kujtoi sesi në vitin 1997-të kryeministri Fatos Nano asokohe i shembi të gjitha kioskat për t’i dhënë vlerë monumentale historike Sinagogës antike.

Punimet e projektit ‘për integrim urban dhe zhvillimin e turizmit’ nën mbikëqyrjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit financohen nga Banka Botërore. Ndërsa punimet po kryhen nga nënkontraktor T&XH.

Pavarësisht se punimet po kryhen jashtë rrethimit të Sinagogës, Tare parashtron se duke qenë se është një zonë arkeologjike e kategorisë A, punimet duhet të ndiqen nga arkeologë, ndërkohë që nuk ka patur të tillë.

Denoncimi i plotë i Auron Tares:

Sinagoga Antike e Sarandes.

Shpesh kemi parë se si politikanë shqiptarë në forume botërore mburren me një ngjarje historike të Luftës së Dyte Botërore. Shpëtimin e hebrejve.

Ngjarjet e fundit e rreshtuan Politikën tonë në krahun e shtetit israelit duke mbrojtur qartësisht vlerat e popullit israelit. 

Por ndërsa flasim dhe krenohemi nëpër forume ndërkombëtare mbi ndihmën që ju kemi dhënë Hebrejve, jo  më larg se dy tre ditë të shkuara filluan punimet për  rregullimin e Qendrës së Sarandës.   Mund të them se nga eksperienca ime 30-të vjecare në këtë qytet kam parë shumë rregullime  të cilat shkulnin rregullimet e mëparshme dhe bënin të reja. Edhe këto rregullime nuk e prishën rregullin. JO më larg se punimet e 2018-së  tani më,  po ri -rregullohen. Megjithatë nuk mund të flas për këto rri -rregullime mbi rri- rregullime. Dikush më lart e di më mirë se unë këtë punë.

E ndërsa qytetin po përpiqen ta bëjnë sa me të bukur dhe sa më të jetueshëm ( për turistët)  me mbi rregullimet dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së,  buldozerë dhe cekicë po gërmojnë në Qëndrën historike të Qytetit Antik të Sarandës.

Sic mund ta shikoni qartësisht në këto video,  cekici gërmon jo më larg se  20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të  dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë.

Por le të flasim për atë që e nisëm bisedën. Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të.  Në vitin 97  u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Vetë Nano, sipas dëshmise së tij, nuk e kishte menduar se një veprim i tillë kishte ngjallur një simpati dhe vlerësim nga shume qarqe hebraike të cilët e konsideruan këtë akt si një përgjegjshmëri të madhe ndaj Trashëgimise Kulturore te tyre.  Mund të shtoj se Sinagoga e Sarandës  është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme te judeve në Ballkanin Romak.    8 vite te shkuara ekspedita shqiptaro-amerikane e kerkimeve nen ujore zbuloi jo larg Gjirit te Sarandes nje anije antike me amfora te prodhuara ne Judene Antike. E mbytur pak a shume ne te njejten periudhe si Sinagoga ky zbulim ka krijuar nje link historik te komunitetit hebraik në Janinë të cilet  citojnë një nga legjendat e tyre se “janë pasardhes të lundertareve të mbytur të një anije që vinte  nga Judea dhe furtuna e mbyti ne gjirin e Onchezmit Antik”

Me pastrimin e rrenojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dergoi dy nga arkeologet e saj me te rendesishem te cilet sebashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan ne menyre shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte nje Tempull hebraik me mozaike te nje niveli te larte. Shume botime te kohes  perfshire Neë York Times, Ëashington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan per kete zbulim te rendesishem ne Saranda.

Rrenojat e Sinagoges  u reabilituan dhe muret rrethuese te qytetit romak shpetuan. Por gjithsesi zona e demtuar shume sillte gjithmone suprize dhe me cdo kove eskavatori qe zhytej ne toke nxirte mbishkrime, vare antike  e plot objekte te tjera.  Per kete arsye Republika e Shqiperise ka edhe nje ligj qe ndalon punime te cfare do lloj karakteri ne zonat me rendesis arkeologjike pa pranine e arkeologeve dhe pa nje vezhgim arkeologjik paraprak.

Nderkohe sic e shikoni ne video cekici vazhdon te gërmojë ngjitur me Sinagogën Hebraike të dytën për nga vjetërsia në Ballkan.

Saranda moderne ne fakt eshte nje nga vendbanimet me te hershme të Epirit Antik. I përmendur si vendi ku Enea dhe ikanakët e tjerë trojanë ngritën një Tempull për nder të babait të Eneas, Anchizmit, permendet nga ish Konsulli Romak  Cicero në shkrimet e tija. I rrethuar me mure të larta romako-bizantine  deri në 1849, ende në këmbë dhe me Kulla te larta  pershkruar ne një peisazh të mrekullueshëm të piktorit britanik Eduard Lear. Porte hyrese per te gjitha ngjarjet historike te 2 mije vjetëve ka përfunduar në një grusht rrangullash betoni.  Beton i cili po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve te mëparshme të çdo administrate.

 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismeti: 17/02/2024 13:53

    Po eshte hebraike sna perket ne.... le te ngrihet komuniteti hebraik..... A se harova ata jane ne lufte kundra njerzimit qe para Krishtit....

    Përgjigju
  • Iris: 17/02/2024 01:57

    Po na duhen /investitoret strategjike/o z.Auron,do ngrene /investime strategjike/- hane me 5 yje qe vlejme me shume se sinagoga e lashte per injorantet e djeshem qe hanin buke me vaj e sheqer e sot jane bere milionere nga xhepi jo nga njohurite!

    Përgjigju
  • Lui: 16/02/2024 23:19

    Ngaqe po perjeton bum turistesh Shqiperia, ne po mundohemi qe tu tregojme se si ne nuk mund te mbajme dot pasurite antike kulturore. Do u tregojme mbare botes qe ne jemi shume te zote te mirepresim, por jo te mirembajme..S'ka gje se nga gjithe ai promovim qe ka pasur Shqiperia, nga tani do kete gjithmone e me shume promovim negativ..Urime shqiptare shkaterrues..

    Përgjigju
  • Onhezmi: 16/02/2024 21:31

    Ah po ky pyesin barbaret e ketij vendi per kulture Auron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi