Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja 8 të rinj që ishin kthyer me faqe nga muret e shtëpive dhe bënin shurrën.
Ata pak kalimtare që shkonin kalldrëmeve e mbanin kokën drejt sikur donin të mos shihni se cbëhej para syve të tyre.
I indinjur ndalova dhe pashë se ishin të rinj të huaj që qeshnin me njeri tjetrin.
Ndjesë, ju thashë cfarë po bëni? ka gra që kalojnë rrugës, është turp
Me një anglishte me theks frëng po mundoheshin të shpjegoheshin se kishin nja 10 minuta që vinin vërdallë dhe nuk po dinin ku te shkonin.
Po pse këtu në mes të lagjes e beni i pyeta? nuk keni respekt për kulturen e vendit- vazhdova unë duke sjellë në mend se qyteti Flamand që ata vinin prej, Bruzhit, ishte një qytet Muze si Gjirokastra.
Ndjesë. ndjesë po thonin belgët e rinj duke ngritur duart përpjetë sikur ishin dorëzuar.
"But where to piss in Gjirokastra Sir" mu drejtua njëri prej tyre.
Në fakt i inatosur nga skena teksa zbrisja kalldrëmit po vrisja mendjen. Nuk më kishte zënë halli asnjë herë kalldrëmeve të Gjirokastrës dhe kur mendova se ckishin hequr të zinjtë belge. me ra inati.
Duke ecur nëpër Pazar zbrita Sheshit të Cercizit dhe nja dy miqve që i takova në shesh i pyeta
Ore ku shkoni ju për të pshurrur, se më pyetën disa belge?
Ne shtëpi -më thanë ku te vemi, këtu nuk ka asnjë banjë hapur. Po si ka mundësi i pyeta. Këtu u bë edhe gjithë ky shesh? Ore sheshi u bë -më thanë po kush mendoi për banjë.
Shyqyr që nuk harruan Cercizin.
Komente

