/ATSH/ N. Lena - Sapo mbaroi në Paris Konventa e 5-të Botërore e Trashëgimisë Nënujore ku Auron Tare u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues të UNESCO-s për Trashëgiminë Nënujore , për katër vitet e ardhshme.
Ky komitet do të jetë grupi këshillimor i UNESCO-s mbi çështjet e trashëgimisë nënujore botërore. Këshilltari i kryeministrit Artan Shkreli i ka përcjellë menjëherë urimet Auron Tares duke shtuar se, për Shqipërinë loboi vetë Auron Tare nëpërmjet punës së tij rezultative.
Kjo është hera e parë për një shqiptar në një rang të tillë, gjë që bëhet me votim nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Vetëm gjashtë prej tyre u zgjodhën nga moria e propozimeve.
Pjesë e Komitetit Shkencor të UNESCO-s në Paris, u zgjodhën edhe 5 anëtarë të tjerë.
/Shqiptarja.com