Sportisti George Corones, arriti të kapte kohën prej 56.12, gjë që përbën rekord për grupmoshën 100-104 vjeç. Rekordi i mëparshëm, 1:31.19 ishte vendosur nga notari britanik John Harrison në vitin 2014.
Corones e meriton t’i quhet rekordi, pasi muajin tjetër (në prill) mbush plot 100 vjeç. Vetë ai shprehet "mjaft i kënaqur" nga rezultati. Rekordi pritet të verifikohet nga organi drejtues i sportit.
”Ishte një shembull i suksesshëm noti për mua, një not i balancuar mirë. Kam qenë gati për të goditur murin me dorë në fund të garës”, raporton 99-vjeçari për BBC-në.
99-vjeçari ishte i vetmi pjesëmarrës në garë, pasi organizimi u bë që ai të sfidonte rekordin.
"Ne jemi deshmitarë të një copëze historie!" ka shkruar në facebook ekipi detar australian "The Dolphines".
Corones tha se në rininë e tij ka qenë një notar i zjarrtë. Pas një shkëputjeje, ai filloi të notonte sërish në moshën 80 vjeçare.
"Unë hoqa dorë nga noti në fillim të luftës [Lufta e Dytë Botërore], dhe mendoj se nuk kam notuar më derisa dola në pension. Arsyeja pse kam filluar të notoj sërish, ka të bëjë me nevojën për stërvitje dhe për aktivitet fizik”, rrëfen ai.
Corones rrefeu se gara e sfidoi atë fizikisht, por ishte e menaxhueshme me përgatitje. Mesatarisht ai noton tre herë në javë dhe gjithashtu frekuenton palestrën.
"Në këtë moshë nevojitet shumë kohë për t’ia dalë... lodhesh shumë më lehtë, por nëse vendosvullnet dhe ke një arsye, shpërblimet janë astronomike," tha ai.
99-vjeçari ja atribuon suksesin e tij ritmit dhe teknikës.

George Corones
d.gj/ Shqiptarja.com










