AUSTRALI - Një burrë në Australi dëshiron të ofrojë falas një kampion nga sperma e tij një çifti jo-pjellor. Gjithashtu kërkon t’i lërë edhe trashegiminë e tij, fëmijës që do të lindë. Oferta është publikuar në një njoftim në të përjavshmen popullore Australian Jeëish News, dhe është e lidhur me kushtin që çifti të mos pretendojë asnjë pjesë të pasurisë së dhuruesit, për aq kohë sa burri dhurues të jetojë.

“Kam përgatitur një testament, në të cilin çdo pasardhës që lind, të trashëgojë të gjithë pasurinë time në momentin që mbush tetëmbëdhjetë vjeç, por gjithnjë, pas vdekjes time”, citohet në njoftim, në të cilin nuk jepet emri i burrit, duke paraqitur si kontakt vetëm një adresë e-maili.

Drejtori i të përjavshmes, Rod Kenning, është shprehur në një intervistë radiofonike, se një ofertë e tillë, vjen për herë të parë në llojin e saj, megjithëse në të shkuarën ka publikuar njoftime të ndryshme mbi femra të disponueshme për të dhuruar vezët e tyre.


(sg/shqiptarja.com)