Australi, fenomeni i rrallë shndërron liqenin në një ylber shumëngjyrësh/ FOTO

Australi, fenomeni i rrallë shndërron liqenin në një ylber shumëngjyrësh/ FOTO

Liqeni i transformuar në Australi

Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur me një liqen në Australi. E pabesueshme por ngjyrat e ndritshme të këtij liqeni janë të gjitha natyrale. Një shi i rrallë ka transformuar Kati Thanda-Lake Eyre nga një pellg i thatë e i kripur në një oaz spektakolar, me një spektër të mrekullueshëm të ngjyrave, nga blu në rozë dhe të bardhë të ndritshme.

Uji përmbyt liqenin që është pika më e ulët në kontinent, çdo tre deri në 10 vjet, ndërsa përmbytet plotësisht vetëm 3 herë në çdo 160 vjet. Por kush është arsyeja e këtyre multi-ngjyrave? Kripa hollon ujin dhe shkakton rritjen e algave. Liqeni është përmbytur këtë vit për shkak të ujit nga shirat e mëdha tropikale në Queensland.

Turistët dhe fotografët kanë shkuar në liqen për të admiruar këtë spektakël të pabesueshëm. Askush nuk e di se përsa kohë do të mbetet e përmbytur dhe për disa kjo mund të jetë një përvojë një herë në jetë. Një shumëllojshmëri e kompanive turistike ofrojnë turne ajrore mbi liqen, duke përfshirë Wrightsair dhe Chinta Air Tours.

( Liqeni në Australi  i transformuar nga shiu )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat