Kisha katolike romake në shtetin australian Viktoria ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters, se më shumë se 600 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë që nga viti 1930.
Kryepeshkopi i Melburnit Denis Hart e përshkroi këtë shifër si të tmerrshme dhe të turpshme. Por aktivistët thonë se numri i vërtet i viktimave të abuzimit mund të jete deri në 10 mijë. Kisha thotë se shumica e rasteve të abuzimit janë shënuar në vitet 1960-1980. Ndërkohë 45 raste janë ende nën hetim.
"Ne po shohim përmes këtij hetimi të bëjmë të mundur rehabilitimin e atyre që janë abuzuar për të shqyrtuar përgjegjësinë e kishës sidomos në 16 vitet e fundit” thuhet ne deklaratën e krypeshkopit te Melburnit Keqpërdorimi i fëmijëve nga priftërinjtë katolik romak ka qenë një problem i madh në vitet e fundit Australi. Gjatë një vizite në Australi, në korrik 2008, Papa Benedikti XVI u takua me disa nga viktimat dhe bëri një apologji publike për abuzim.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com