/ATSH-AFP/ - Kryeministri australian, Tony Abbott njoftoi sot hapjen e një hetimi zyrtar për pengmarrjen në Sidney duke siguruar se do të punonte pa pushim që australianët të jenë të sigurt.
"Nuk do të ndaloj deri sa ju të keni të gjithë sigurinë e mundshme", deklaroi ai duke njoftuar hapjen e një hetimi zyrtar për këtë dramë.
Autoritetet premtuan transparencë të plotë mbi shkaqet për të cilat pengmarrësi në Sidney, një person me të shkuar të dhunshme dhe nga grupet ekstremiste, nuk ishte vënë nën mbikëqyrje kur ka marrë 17 persona peng, duke rritur kështu sigurinë në qytetin më të madh të Australisë.
Dy persona humbën jetën gjatë operacionit policor për lirimin e pengjeve në bar-kafenë "Lindt" në Sidnei. Mes tyre ishte edhe pengmarrësi.
Ai quhej Man Maron Monis, i njohur nga forcat e sigurisë pasi u kishte shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të ushtarëve australianë të vrarë në Afganistan.