Australi, mijëra gra protestojnë në 40 qytete kundër ngacmimeve seksuale

Australi, mijëra gra protestojnë në 40 qytete kundër ngacmimeve seksuale

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në të gjithë Australinë, kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave. Ata u nxitën nga një valë e fundit e akuzave për sulme seksuale, kryesisht nga politikanë dhe parlamentarë të vendit. Në qendër të hetimeve është qeveria konservatore e vendit.

Protestat u organizuan një javë pasi Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter u akuzua për përdhunim në vitin 1988 - akuzë të cilin ai e mohon.  Ndërkohë që mbetet ende i diskutueshëm rasti i Brittany Higgins, një ish-këshilltare politike e cila pretendoi në shkurt se ishte përdhunuar në zyrën e një ministri në 2019.

Protestuesit mendojnë se reagimi i qeverisë ndaj akuzave për sulme seksuale ka qenë i papërshtatshëm.

Protestat të njohura si March 4 Justice  nisën mesditën e sotme në 40 qytete në Australi duke përfshirë qytetet e mëdha si Canberra, Sidnei dhe Melburn si dhe qytete më të vogla të vendit.

Organizatorët u shprehën se kjo mund të ishte protesta më e madhe e grave që Australia ka parë.  Shumë nga protestuesit mbanin pankarta në duar dhe ishin veshur në të zeza në shenjë proteste. Ndërkohë që në Melburn protestuesit mbanin një banderolë të gjatë që rendiste emrat e grave të vrara për shkak të dhunës gjinore dekadën e kaluar. Organizatorët në protestën e Canberrës paraqitën një peticion për ligjvënësit me mbi 90,000 nënshkrime që kërkonin përgjegjësi më të madhe të sjelljeve seksiste në parlament.

Rastet në parlament kanë nxjerrw nw pah kulturwn seksiste dhe mënyrën se si sulmet seksuale dhe ngacmimet trajtohen më gjerësisht në të gjitha fushat e shoqërisë Australiane. Kritikët thonë se qeveria ka qenë shumë e ngadaltë dhe joefektive në përgjigjen ndaj akuzave më të gjera të seksizmit dhe mizogjinisë në kulturën parlamentare.  Të hënën, opozita Laburiste tha se do të rishikojë kulturën e saj pas dhjetëra akuzave anonime të ngacmimit seksual dhe seksizmit brenda partisë së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja