Australi,paketat e cigareve pa
emrat e markave prodhuese

Australi,paketat e cigareve pa <br />emrat e markave prodhuese
Australia u bë vendi i parë në botë me paketa cigare që shiten pa logo dhe pa reklama. Objektivi është për të hequr çdo lloj imazhi që lidh paketën me firmën e prodhimit dhe e bën atë lehtësisht të dallueshme nga konsumatorët.

Të gjitha paketat e cigareve do të jenë me amballazhe të njëjta, jeshile, me markën e duhanit shkruar në të njëjtin vend. Paralajmërimet për rreziqet për shëndetin duhet të zënë të paktën 75% të vendit para paketës dhe 90 për qind në pjesën e pasme.

Këtë gusht, ligji i miratuar nga Gjykata e Lartë, hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga katër gjigandët e duhanit British American Tobacco, Philip Morris, Imperial dhe Japan. British American Tobacco ka paralajmëruar se legjislacioni do të shkaktojë një shpërthim të tregut të zi, sepse pakot anonime lehtësojnë përfitimin, falsifikimin dhe nxisin krimin e organizuar, ndërsa rivali i tij Philip Morris ka premtuar një betejë të gjatë ligjore.

Shembulli i Australisë, megjithatë, ka marrë mbështetje ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që edhe vendet e tjera të botës të ndjekin të njëjtin shembull.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga