AUSTRALI - Një trajner tigri në Australia Zoo, në Queensland të Australisë është dërguar në spital me plagë të rënda, pasi u sulmua nga një tigër. 30 vjeçari u kafshua në qafë, ku ka edhe dy vrima të mëdha nga dhëmbët e kafshës.

Drejtori i Australia Zoo, Was Manninon tha se bëhej fjalë për një aksident fatkeq. Në lojë e sipër, tigri e kafshoi si për shaka, pa kuptuar dhimbjen që i shkaktoi.

Sipas drejtorit tigri e lëshoi trajnerin e tij brenda pak sekondave, kur u afruan dhe trajnerët e tjerë aty afër.

30 vjeçari morri ndihmën e parë në kopshtin zoologjik para se të transportohej me helikopter në spitalin e Brisbane, në gjendje të rëndë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)