AUSTRALI- Parku i Dreamworld në Gold Coast në Queensland në Australi, është evakuuar si pasojë e një zjarri që i cili ka përfshirë barin në zonë përreth, ditën e shtunë, rreth orës 13:30 me orën lokale.
Sipas mediave australiane, shkak i këtij zjarri kanë qenë erërat e forta dhe zjarrëfikësit e Queensland, janë shprehur se “evakuimi i personave nga ky Park zoologjik, është bërë për arsye sigurie dhe jo sepse ishin të rrezikuar”.
Gjithashtu edhe kafshët e këtij Parku janë transferuar në vende të sigurta dhe autoritetet përkatëse do të vendosin nëse ky Park do të hapet për vizitorët ditën e dielë.
Edhe në muajin tetor, erërat e forta, me një shpejtësi prej 100 km në orë, në disa zona të Australisë shkaktuan zjarre të shumtë, ku për shuarjen e tyre u impenjuan 1500 zjarrëfikës dhe vullnetarë australianë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com