Australia firmos marrëveshje me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, blen 3 nëndetëse bërthamore amerikane

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë kanë njoftuar se Australia do të blejë tre nëndetëse bërthamore amerikane sipas një pakti të ri trepalësh të sigurisë gjatë një takimi të mbajtur në Kaliforni.

Australia do të ketë gjithashtu opsionin për të blerë dy nëndetëse të tjera bërthamore pas marrëveshjes fillestare, e cila është planifikuar për fillimin e viteve 2030.

Mbledhja mes Joe Biden, Rishi Sunak dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, vjen 18 muaj pas krijimit të paktit të ri, i njohur si AUKUS, i cili i mundëson Australisë të aksesojë teknologjinë e nëndetëseve me energji bërthamore.

Marrëveshja e sigurisë është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga të tre vendet për t'iu përgjigjur fuqisë ushtarake në rritje të Kinës. Ajo përfshin angazhimin për të bashkëpunuar në ndërtimin e aftësive të inteligjencës artificiale, armëve hipersonike dhe teknologjive të tjera të avancuara.

Deri në fillimin e viteve 2030 dhe në pritje të miratimit të Kongresit të SHBA, Uashingtoni do t'i shesë më pas Australisë tre nëndetëse të klasit Virginia, të cilat kanë një vlerë të vlerësuar prej 3 miliardë dollarësh secila, sipas planit të publikuar nga të tre vendet.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë