Australia premtoi gjysmë miliardi dollarë australianë për të restauruar dhe mbrojtur Barrierën e Madhe Koralore, një xhevahir i trashëgimisë së njerëzimit që kërcënohet nga ndryshimet klimatike.
Ky shkëmb që shtrihet për rreth 348 000 kilometra katror përgjatë brigjeve australiane dhe përbën bashkësinë më të madhe të koraleve në botë, ka kaluar episode të rënda zbardhjeje për shkak të rritjes së temperaturave të ujit.
Këta shkëmbinj kërcënohen gjithashtu nga aktiviteti industrial dhe bujqësor, si dhe nga një lloji ylli deti, pushtues, që ushqehet me korale.
Kryeministri Malcolm Turnbull deklaroi se më shumë se 500 milionë dollarë australianë (312 milionë euro) do të zhbllokohen për të përmirësuar cilësinë e ujit, luftuar kundër grabitqarëve dhe përforcuar masat restauruese.
Barriera e Madhe tërheq miliona turistë dhe i sjell ekonomisë australiane rreth 6,4 miliardë dollarë të ardhura në vit.
Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg tha 500 milionë dollarë australianë (312 milionë euro) do të jetë vendosur mënjanë për të ndihmuar Barrierën e Madhe Koralore, një ekosistem i rëndësishëm dhe një thesar global, pasi gjatë viteve është dëmtuar nga ngrohja e ujërave dhe nga ndryshimi i klimës.
Për shkak të varësisë së saj ndaj energjisë fosile dhe të popullsisë së ulët, Australia konsiderohet si një prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit me efekt serrë për banor në planet.
australi.jpg" style="height:520px; width:780px" />
(Zhytje në Barrierën e Madhe Koralore në Australi)
Kanberra është angazhuar se do të reduktojë prodhimin e tij të gazit me efekt serë me 26-28% deri në vitin 2030 në raport me nivelin e vitit 2005. Zbardhja është një fenomen shkatërrues që përkthehet me një heqje të ngjyrave të koraleve.
Nën presionin e faktorëve si ngrohja globale, koralet e stresuar largojnë algat me të cilat kanë një marrëdhënie simbiotike dhe që u japin ngjyra dhe energji.
Por ambientalistët thanë se plani i qeverisë së Kryeministrit Malcolm Turnbull nuk ishte i afërt. Perspektivat janë gjithnjë e më të zymta u shprehën ato.
Këtë muaj, shkencëtarët deklaruan se shumë nga dëmtimet ishin të pakthyeshme dhe thanë se zgjidhja e vetme ishte: Zvogëlimi i shkarkimeve të gazrave serrë dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe marrja nën kontroll e ndryshimit të klimatike.
Një bravo të madhe Australisë! Këto ti shikojë ushtria shqiptare që duhet urgjentisht të rrëmbejë në dorë të saj situatën politike në vend dhe pastaj do shohim se sa shkatërrim mjedisor do ketë nga bajgat fundërrina që kanë dhunuar ekosistemin e Florës e të Faunës sonë që trashëguam nga stërgjyshët tanë. Një copë tokë e një pikë ujë nuk jemi në gjendje ti administrojmë jo-e jo, por as ti mbrojmë.
Përgjigju