Tenistja e famshme ruse Maria Sharapova është eleminuar nga turneu i Australia Open nga tenistja kineze Li Na me dy sete me rezultatin e njëjtë 6-2, 6-2.

Kështu Sharapova detyrohet që të kthehet në shtëpi, ndërsa kinezja avancon më tej në finalen e madhe të kompeticionit ku do të ndeshet me Azarankën.

Kjo është finalja e dytë në karrierë për tenisten kineze. Li Na ka humbur në finalen e vitit 2011 me belgen Kim Klajsters.

Kampionia në fuqi e Melburnit, Azarenka po tregon një formë shumë të mirë dhe vështirë se do të arrijë ta ndale kinezja.

Azarenka arriti të kalojë amerikanen Sloan Stefens, ajo arriti ta fitojë lehtësisht ndeshjen duke eliminuar 19-vjeçaren amerikane me rezultatin 6-1, 6-4.



Dylber Balla