Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale (VIDEO)
Pasi Alexander Zverev siguroi suksesin pas tërheqjes për shkak të dëmtimit të Djokovic, finalen e ka siguruar edhe numri një i botës në tenis, italiani Jannik Sinner.
Finale italo-gjermane në Australian Open. Pasi Alexander Zverev siguroi suksesin pas tërheqjes për shkak të dëmtimit të Djokovic, finalen e ka siguruar edhe numri një i botës në tenis, italiani Jannik Sinner.
23-vjeçari nuk e pati të vështirë dhe fitoi 3-0 me sete kundër amerikanit Ben Shelton (7-6, 6-2, 6-2). Sinner nuk u ndal as nga një lënim që ndjeu në kofshën e majtë gjatë setit të tretë, ndërsa ndeshja në disa momente ishte me ritëm.
Tanimë të diel më 26 janar në Melbourne italiani që është edhe kampion në fuqi do kërkojë të sigurojë një tjetër trofe të rëndësishëm në tenis, duke u konfirmuar se bota e tenisit është në këmbët e tij dhe ka të gjitha të dhënat që të dominojë këtë sport për vitet që vijnë.