Vik Vujicic, një 32-vjeçar nga Melbourne, Australi i cili ka lindur pa gjymtyrë ka shprehur në një intervistë për Daily News se arrin të bëjë një jetë të lumtur dhe krejt normale. Ai është president i dy kompanive jofitimprurëse mjaft të fuqishme “Jeta pa gjymtyrë” dhe Attitude is Altitude”, të cilat promovojnë fjalën e tij motivuese dhe fushatat kundër dhunës psikologjike. 

Shpesh herë ai mban fjalime frymëzuese dhe motivuese për të gjithë personat me aftësi të kufizuar duke ju dhënë atyre edhe shembuj nga jeta e tij. 

32-vjeçari jeton një jetë pa asnjë lloj kufizimi që ja detyron gjendja e tij fizike, duke shijuar çdo detaj të saj edhe pse për ndryshimin e gjendjes së tij fizike nuk ka asnjë shpresë. 

Vujicic shpesh tregon për të shkuarën duke theksuar se i është dashur të luftojë shpesh herë me depresionin dhe se ka tentuar shpesh herë të vrasë vetën. Ai tregon se ishte portier i shkollës ku ai studionte, ai i cili në moshën 17 vjeçare e frymëzoi që të flasë në publik. 

“Kjo më bëri që unë të filloj të punoj dhe të kem më shumë besim në vete”, u shpreh ai në një intervistë për Daily News.


Australiani tashmë është i martuar dhe jeton në Kaliforni bashkë me gruan e tij Kanae dhe djalin e tyre 2-vjeçar. Ata këtë vit presin fëmijën e tyre të dytë. Sëbashu, ata kanë udhëtuar në shumë vende të botës ku Vujicic ka mbajtur edhe shumë fjalime frymëzuese e motivuese. 
Nick Vujicic është autor i biografisë “Dashuro pa limit”.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)