Në 7 mars, në Salzburg të Austrisë, me rastin e 25 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të diplomave për anëtarët e rinj të pranuar gjate vitit të kaluar.
Në këtë ceremoni ju dorëzua diploma e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Akademik Prof.Dr. Anastas Angjeli.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës vlerësoj kontributin e këtij institucioni për zhvillimin e shkencës dhe të artit në vendet evropiane dhe të mbare botës duke përcjellë mesazhin që shkenca na bashkon për zhvillim dhe integrim.
Këtë event e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete akademike dhe të shkencës nga 72 shtete të botës që kanë anëtare në këtë institucion shkencor, e veçanta e kësaj ngjarjeje të rëndësishme festive ishte pjesëmarrja në të, fjala e mbajtur dhe fakti që shpërndarja diplomave u bë nga Presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer. Në këtë ceremoni festive morën pjesë zv. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Akademik Gudar Beqiraj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com