Austri, ja vendi ku do të ''karikohet' 
kombëtarja kuq e zi para Europianit

Austri, ja vendi ku do të ''karikohet' <br />kombëtarja kuq e zi para Europianit
Rezidenca e skuadrës kombëtare të Shqipërisë në Austri, ndodhet në Bad Waltersdorf, një provincë e vogël midis Vienës dhe Gracit. Ajo gjendet 140 kilometra larg kryeqytetit austriak, ndërsa Grac është vetëm 60 kilometra larg. Bad Waltersdorf ka rreth 2000 banorë.

“Falkensteiner”, është një hotel me128 dhoma i shtrirë në një sipërfaqe shumë të madhe. Ai është i rrethuar nga disa fusha fusha golfi dhe nga pyje të dendura. Rezidenca është e pajisur me sallë fitnesi, pishinë. Ndërkohë që për mbledhje me ngrënie, është përgatitur një sallë e veçantë për ekipin, e cila nuk ka lidhje me ambientet e hapura të hotelit.

Për shërbimet që afron, ai është i preferuar për grumbullime nga shumë skuadra futbolli. Ashtu, si Shqipëria e cila e ka zgjedhur si rezidencën e saj, më parë në “Falkensteiner” kanë qëndruar kombëtarja e Çekisë, Izraelit dhe Iranit. Shumë klube kanë qëndruar këtu, si Roma, Hanover, Belekburn, Kaiserslautern, Beshiktash, Shturm i Gracit etj.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!