LIVE-Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme! Rama: Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë po pengon! Kurti: I dhamë 4 mln € Preshevës, të jetë shembull për Shqipërinë

PRISHTINË- Për herë të parë në Prishtinë mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë.  130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës. E pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani.

Seanca e përbashkët drejtohet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca. 

"Kosova po e mbyll edhe këtë vit nga elemente të lidhura me Serbinë dhe që synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride. ...  Kjo seancë duhet të shihet si dëshmi që Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht" tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Presidentja Osmani tha se duhet unifikim i politikës së jashtme. 

Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës. 

Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut'' tha Rama  

Kryeministri Rama theksoi se Kosova duhet të forcojë lidhjet me SHBA e BE-në aleatët strategjikë që do e çojnë Shqipërinë e Kosovën drejt BE-së dhe i kërkon të këpusë reciprocitetin nacionalist me Serbinë por të punojë për të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.

 Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë  të ftofi ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.

Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova e uli në gjuhnjë Serbinë 25 vite më parë, e sot duhet ta lërë në bisht Serbinë.

Nga ana e tij kryeministri Kurti tha se Kosova ka dhënë 4 mln € Luginës së Preshevës e kjo duhet 'të shërbejë si shembull dhe për Shqipërinë'

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Spiropali tha se Shqipëria do mbështesë Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jetë vijojë të jetë promotori i këtij procesi. Sfidat specifike që ka Kosova janë të kuptueshme dhe ato janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe ajo kushtetuese jona. Në këtë kontekst, dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA e BE, duhet të kenë medoemos, si rezultat përfundimtar, nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike. Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

 Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Rama: Kosova të këpusë reciprocitetin nacionalist me Serbinë! Barra e fajit për degradimin e dialogut t’i bjerë asaj

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.

Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë  të ftofi, siç thoni ju ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.

Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.

Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë.

Ora 12:26
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit në Hagë! Gati ta miratojmë edhe ne rezolutën

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, u ndal te procesi i gjykimit të Hashim Thaçit e të tjerëve, duke e quajtur një proces të parregullt ligjor. Rama i propozoi Kuvendit të Kosovë, hartimin e një rezolute që do t’i kërkonte shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale ngritjen e një Komisioni Verifikimi për të hetuar standardin e gjykimit. 

"Në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga dyshimi, se ai proces është i parregullt ligjor, dhe se standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të çdo vendi demokratik që e financon atë gjykatë.

Në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, por për vete integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund. Dua ta dini të gjithë, se nëse Kuvendi do e ndërmerrte nismën për t’iu drejtuar gjitha shteteve sponsorizuese të gjykatës speciale dhe nëse do na kërkohej që një nisem të tillë t’i bashkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë, PS do të angazhohej pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë", tha Rama. 

Ora 12:16
Shqipëri-Kosovë/ Mblidhen dy Kuvendet, Rama: Sanksionet e BE-së absurditet absolut! Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë për Kosovën, na pengon të bëjmë sa do të donim

 Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presidenten në samitin e BE-së dy ditë më parë këmbëngulën me forcë që ato masa të hiqen dhe siguruam që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen. Por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës për të bindur dora dorë edhe spektikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë dhe një gram ti bjerë Kosovës. Duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga gjithë ato vende europiane që ngurrojnë ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës, përfshi dhe Serbia që e ka mundur me luftë e nuk ka asnjë arsye ta lidhë fatin europian të saj. Duam ta ndihmojmë me të gjithë sa kemi në dorë por mundësitë tona nuk mund të krahasohen as me ato të miqve e aletatëve tanë strategjikë e pezmatimi I tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim e të mund të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë reshtuar në favcor të shqiptarëve.

Ora 12:09
Takimi i dy Kuvendeve/ Spiropali: Mbështetje Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe në NATO, i keni plotësuar kushtet!

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj gjatë takimit të dy Kuvendeve në Prishtinë ditën e sotme (20 Dhjetor), shprehu mbështetjen e hapur për Kosovën në anëtarësimin në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ajo theksoi se ‘jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës dhe  ankthit’. 

“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim. Por askush nuk mund ta mohojë se në këtë moment historik ku kemi mbërritur, si kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë së vet në një shoqëri moderne, evropiane në thelb e sjellje, euroatlantike në orientim, dhe të drejtë në çdo aspekt”, tha Spiropali.

Ajo ftoi shtetarët kosovarë që të uleshin dhe të diskutonin se ‘çfarë duhet bërë më mirë nesër në axhendën e përbashkët me frymëzim evropian’.

“Të bashkërendojmë plane e strategji të mirëkuptuara në rrugëtimin e pandalshëm drejt Evropës. Realizimi i objektivit tonë strategjik, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, integrimi euro-atlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, rritja e rolit dhe peshës së faktorit shqiptar në rajon si një mekanizëm i pazëvendësueshëm stabiliteti, për paqen dhe sigurinë, janë detyrat tona të shenjta, janë themeli i të ardhmes tonë”, tha kryeparlamentarja në fjalën e saj.

Spiropali theksoi se marrëveshja mes dy Kuvendeve, e nënshkruar në shtator 2022, ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë dhe u ka dhënë mbështetje e shtytje bashkëpunimit mes qeverive e institucioneve dhe afrimit të njerëzve tanë në të dy anët e Morinës.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Shqipëria është prioritet kombëtar i Kosovës. Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor rikonfirmoi mbështetjen për politikën e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ne besojmë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe pranimi i saj si anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës është vetëm çështje kohe dhe do të ndodhë shpejt”, u shpreh ajo, duke premtuar se delegacioni shqiptar në Asamblenë e KE do i mbështesë në proces.

Spiropali u shpreh gjithashtu edhe se “si anëtarë aktivë të NATO-s, ne nxisim forcimin e mëtejshme të marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën”.

“NATO është garancia e pazëvendësueshme e sigurisë së Kosovës dhe gjithë botës ku ne përkasim. Ne ndjekim me shqetësim spiralen e destabilizimit që herë pas here ngre krye si gjarpër i porsazgjuar në Veriun e Kosovës. Në mbështesim përpjekjet shumëplanëshe të qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ligjzbatuese për garantimin e ligjit në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës, në partneritet të ngushtë me partnerët tanë, SHBA e BE”, tha Spiropali ndër të tjera, teksa i cilësoi ‘dalldira’ të së shkuarës frymëzimet nacionaliste që kërkojnë ta mbajnë Veriun e Kosovës peng të maktheve që vijnë nga errësira e shekujve.

Ora 12:00
Mbledhja e dy Kuvendeve/ Osmani: Po përballemi me pengesa të mëdha, na duhet mbështetja e Shqipërisë! Jemi dy pjesë të pandashme të një kombi të madh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve, në seancën plenare të përbashkët me Shqipërinë.

Kjo seancë duhet të shërbejë si thirrje e për veprim, qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha, po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedh, por domosdoshmëri. Historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse do e shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar harmoninë. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin në avancimin e vizonit të shteteve dhe qytetarëve brenda familjes europiane. Lidhja e thellë mes Kosovës e Shqipërisë është rrënjosur në histori. Kjo lidhje nuk është simbolike, një themel i pathyeshëm me të cilin duhet të nderojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita ditës. Dy Kuvendet kanë rol vendimtar në forcimin e lidhjes tonë.

Në një kohë që Shqipëria po bën hapa vend në rrugëtimin europian, shpreh urimet e përzemërta për suksesin në negociatat për anëtarësimin, kjo është krenari për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tregon se përmes punë shtet tona mund të sigurojnë vendin e merituar në BE. Kosova mbetet me përkushtim e palëkundur për integrimin në BE, aspirata jonë nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj se kush jemi, pasqyrim i identitetit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Europës, qindra vite para se të themelohej BE. Vlerat në të cilat është ndërtuar BE qëndrojnë edhe në vetë themelet e kombit tonë. Pengesat me të cilat përballet Kosova janë tejet të madha, padrejtësitë sa vinë  e rriten. Për t’i kaluar na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do të jetë më e sigurt me shtet tona. Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike te forcojmë bashkërendimin mes dy shteteve. Është me rëndësi unifikimi i politikës së jashtme dhe bashkëpunimi në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të shtetit tonë. Po ashtu bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë. Akoma ekzistojnë tendenca të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, për të destabilizuar këtë vend duke larguar të drejta e fituara të shqiptarëve si popull konstituiv, nuk duhet të heshtim para këtyre tendencave të qarta.

Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleate e palëkundur duke na qëndruar pranë që nga ditë e luftës të çlirimit deri në ndërtimin e shtetit sovran. Edhe sot mbetet një shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Zëri i Shqipërisë në KiE dhe NATO është më shumë se s ai vlerësuar nga populli i Kosovës dhe u jemi përjetë mirënjohës. Suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrim ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët europiane. Ti afrojmë dy shtetet tona gjithnjë e më shumë.

Ora 11:43
VIDEO/ Rama, Spiropali takim të përbashkët me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe Konjufca

Para seancës së përbashkët Shqipëri – Kosovë një takim i përbashkët është organizuar kokë më kokë mes delegacionit shqiptar dhe atij në Prishtinë

Takimi i përbashkët ishte mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në prani të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Ora 11:33
Mbledhja e dy Kuvendeve/ Konjufca: Serbia do destabilizimin e Kosovës, s’ka normalizim pa njohjen reciproke! Kemi në krah Shqipërinë

 

Në mbledhjen e përbashkët mes dy Kuvendeve, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa u ndal edhe tek raportet me Serbinë. Konjufca tha se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës, ndërsa kujtoi sulmin në kanalin e ujit Ibër Lepenc, por edhe sulmin në Banjskë një vit më parë.

Konjufca tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke dhe për këtë u shpreh i bindur se do ndodhë edhe me Shqipërinë në krah.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë. Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare.

Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.

Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”, tha Konjufca.

Ora 10:54
Kryeministri Rama mbërrin në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisë mbledhja e përbashkët e parlamenteve të dy vendeve.

Axhenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë
-06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit
-10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
-11:00  Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar 
-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
-Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës 
-Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 
-Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë 
-Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës 
-Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
-Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
-Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
-Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 
-Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë
-Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
-Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
-Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Ora 07:37
EMRAT/ Ja kush janë deputetët e Shqipërisë që do i bashkohen mbledhjes së Kuvendit me Kosovën, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha

Ditën e sotme në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. Nga Shqipëria janë 56 deputetët që do t’i bashkohen kësaj mbledhje të rëndësishme.

Report Tv ka zbardhur edhe listën me emrat e deputetëve demokratë dhe atyre socialistë. Nga PD, vihet re se mungon kryetari Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha. Ky i fundit tashmë i distancuar totalisht nga PD dhe drejton ‘Demokratët Euroatlantikë’.

Nga ana tjetër, Berisha nuk i është bashkuar grupit të deputetëve për shkak të axhendës. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
1- Gazment Bardhi
2- Flamur Hoxha
3- Isuf Cela
4-Lefter Gështenja
5-Ramadan Likaj
6-Xhelal Mziu
7-Asllan Dogjani
8-Dashnor Sula
9-Eralda Bano
10- Ferdinand Xhaferri
11- Ina Zhupa
12- Kastriot Piroli
13- Kreshnik Collaku
14- Lindita Metaliaj
15- Luan Baçi
16- Orjela Nebiaj
17- Qani Xhafa
18- Saimir Korreshi
19- Tomorr Alizoti
20- Andia Ulliri

 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
1. Niko Peleshi|
2. Bledar Cuci
3. Klotilda Bushka
4. Eduard Ndreca
5. Toni Gogu
6. Ermonela Valikaj
7. Pandeli Majko
8. Xhemal Qefalia
9. Olta Xhacka
10. Saimir Hasalla
11. Denis Deliu
12. Plarent Ndreca
13. Arkend Balla
14. Evis Kushi
15. Desantila Tahiraj
16. Lindita Buxheli
17. Teuta Ramaj 
18. Ilir Topi
19. Petro Koci
20. Eduard Shalsi
21. Blerina Gjylameti
22. Eni Zake
23. Antoneta Dhima
24. Milva Ekonomi
25. Vullnet Sinaj
26. Pranvera Resulaj
27. Frrok Gjini
28. Mimi Kodheli
29. Etjen Xhafaj
30. Blendi Klosi
31. Lavdrim Krrashi
32. Nasip Naco
33. Bardhyl Kollcaku
34. Fadil Nasufi
35. Edona Bilali    
36. Mirela Pitushi
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Daja e ka drejtuar si futbollist, Edlir Tetova e sfidon nga stoli: Kundër Dinamos kemi diçka të veçantë

Daja e ka drejtuar si futbollist, Edlir Tetova e sfidon nga stoli: Kundër Dinamos kemi diçka të veçantë