AUSTRI- Në Austri do të mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme.
Kancelari aktual Werner Faymann dhe socialdemoktratët e tij, pritet t’i fitojnë sërish zgjedhjet.
Partia e Popullit, partneri i tyre në qeveri që prej vitit 2007, besohet se do të qëndrojë si partia e dytë më e madhe në parlamentin Austriak. Lideri i tyre, Michael Spindelegger, shprehu dëshirën për t’u bërë kancelari i ri. Megjithatë pritet thjesht vazhdimi i koalicionit aktual pa ndonjë ndryshim rrënjësor.
Partia e Lirisë, e kryesuar nga Heinz Christian Strache, janë parita e tretë në vend. Me kritikat e tyre për BE-në dhe politikat kundër emigrimit, besohet se do të marrin rreth 20% të votave.
Por e papritura e këtyre zgjedhjeve është partia “Skuadra Stronach”, e themeluar nga miliarderi Frank Stronach. Ata i kanë shpallur luftë ‘sistemit’ dhe kanë premtuar ulje të taksave. Sondazhet tregojnë se kjo parti mund të marri 7% të votave.
Për të hyrë në parlamentin Austrian, partitë duhet të bledhin të paktën 4% të votave.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com