Lazio - Inter është finalja e Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet më 13 maj në stadiumin 'Olimpico' të Romës. Pasi Interi e siguroi një biletë me eliminimin e Comos, të mërkurën ishte Lazio që mori të drejtën për finalen pasi mposhti Atalantën në gjysmëfinalen e kthimit.
Në Bergamo 120 minutat u mbyllën 1-1, ndërsa sfida u vendos pas goditjes së 11 metërshave. Fillimisht Romagnoli shënoi për Lazion në minutën e 84-t, por vetëm dy minuta më vonë Mario Pasalic barazoi gjithçka dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë. Në minutën e 95-të Raspadori shënoi për Atalantën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me rezultatin e barabartë 3-3 pas dy gjysmëfinaleve, ekipet iu drejtuan gjuajtjeve të 11 metërshave.
Edoardo Motta, portieri i Lazios bëri heroin duke ndalur katër penalltitë e Scamaccas, Zappacostas, Pasalic dhe De Katelaere, për t'i dhënë Lazios të drejtën që të luajë finalen e 11-të në këtë event pas fitores 1-2 nga penalltitë.
Në fushë gjatë gjithë lojës për Atalantën qëndroi Berat Gjimshiti, me kapitenin e Kombëtares që u vlerësua me notën 7.9 në 120 minuta lojë, duke qenë më i miri në fushë. Pas penalltive ishte Edoardo Motta që meritoi të merrte çmimin e 'Njeriut të Ndeshjes' me katër penallti të pritura.
Komente







