Austri-Një shqiptar 36-vjeçar u arrestua në Austri pasi u kap me 12 kg kokainë në makinë. Vlera e lëndës narkotike arrin vlerën prej 1.2 milionë euro
Pas një kontrolli të kryer efektivët e policisë i gjetën kokainën në makinën me targa gjermane të dielën e 15 dhjetorit.
Drejtori i policisë së rajonit të Tirolit tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në këtë zonë.
Shqiptari jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.
36-vjeçari u kap pasi ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.
Makina u dërgua në komisariat ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.
Shqiptari nuk ka folur për autoritetet, që kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.